Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Blog sidebar

Opinion

Pse Surreli në giro Italia dhe jo Shkodra?

Nga Ilir Seci Këto ditë i banë jehonë mediatike faktit se per herë te parë në Shqipni u mbajt “Rethi çiklistik i Italisë”, (Giro d'Italia), nji nga rrethet çiklistike ma prestigjioze në botë, i cili faktikisht nga randësia vjen vetëm mbas të famshmit “Tour de France”…Zgjanimi i gjeografise së ketij rrethi në viset shqiptare asht domethanës kur mirren parasysh lidhjet historike të dy vendeve tona, lidhje që janë konsolidue tashma […]

todayMay 12, 2025 3

Opinion

Në vënd të zgjedhjeve: Një ceremoni mortore për shpresën!!

Shqipëri, të kam dashur si nënë..Por sot të shkërdhyen.. Ndjej neveri që më zhurit, më gërryen, më kthen në bishë që ulëret.Të kam besuar si një popull që vdes për të jetuar, por ti m’i dhe vetëm vdekjet.Të kam kënduar si një lirikë shprese, por sot të mallkoj si një varr të hapur.Sepse në emrin tënd kryhen krime, në emrin tënd votohet shkatërrimi, dhe në heshtjen tënde varroset çdo fije […]

todayMay 12, 2025 2

Uncategorized

Fjala e Ramiz Alis me dyer të mbyllura në vitin 1989:

Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji. Kjo strategji do të synojë në dy drejtime: Në respektimin e të drejtave të njeriut Në krijimin e pluralizmit politik.Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s’bën.Kundërshtarët tanë do t’i nxisim të krijojnë parti sa të duan; të majta, të djathta […]

todayMay 12, 2025 2

Uncategorized

Shkruajn mediat gjermane:

Media gjermane: "Sistemi klientelist i lyer mirë i Ramës njëri shpjegim për suksesin e socialistëve, tjetri është kundërshtari i tij, 81 vjeçari, Sali Berisha"…Pas zgjedhjeve në Shqipëri media gjermanishtfolëse përmend gjasat që kryeministri, Edi Rama të shkojë drejt një mandati të katërt. Por reflektohet edhe mbi situatën aktuale në Shqipëri, ku theksohet, se megjithëse Edi Rama dhe Partia Socialiste shkojnë drejt fitores ata janë të kontestuar në politikën e brendshme. […]

todayMay 12, 2025 2

Uncategorized

Si është par sindroma Down ndër shekuj..

Në rrjedhën e shekujve XIX dhe XX, trajtimi që shoqëria u rezervoi individëve me sindromën Down është një nga pasqyrat më të trishta të keqkuptimit dhe përjashtimit njerëzor. Të vendosur në institucione ku mbizotëronin kushtet e rënda dhe mungesa e dhembshurisë, këta njerëz shpesh përjetuan jetën jo si pjesëmarrës, por si të përjashtuar. Shpeshherë të parë me frikë apo mëshirë të verber, ata mbetën peng të një shoqërie që nuk […]

todayMay 12, 2025

Botë

Vdes 122 duke pirë verë dhe cigare!

Në një botë ku aplikacionet të kujtojnë të pish ujë çdo 30 minuta, ku njerëzit kalojnë orë të tëra duke numëruar kalori, dhe ku yoga është kthyer në një filozofi jetese, Jeanne Calment është një përjashtim i hareshëm. E lindur në vitin 1875 në Arles të Francës, Jeanne jetoi plot 122 vjet dhe 164 ditë, duke u bërë njeriu më i vjetër i dokumentuar në histori. Ndërkohë që shumë prej […]

todayMay 11, 2025 1

Opinion

Një përmbledhje shkurt e situatës zgjedhore:

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri u zhvilluan në një atmosferë përgjithësisht të qetë, megjithatë disa incidente dhe problematika u raportuan gjatë ditës së votimit. Incidentet dhe problematikat e raportuara Përplasjet në Lezhë mes PD dhe PS Në qarkun e Lezhës, u raportuan tensione mes mbështetësve të Partisë Demokratike (PD) dhe Partisë Socialiste (PS). Sipas burimeve, një automjet u ndalua gjatë natës, çka çoi në një përplasje verbale […]

todayMay 11, 2025 3

Uncategorized

Shpirti në filozofinë e Bergsonit.

Mendimi i nobelistit Henri Bergson, shkrimtari dhe filozofi vital i fillimshekullit XX, karakterizohet në mënyrë të veçantë nga kundërshtimi ndaj pozitivizmit të fryrë në epokën kur ai jetoi. Autori i “Materia dhe kujtesa” trajton filozofinë e intuitës dhe modifikon marrëdhëniet ndërvepruese mes qenieve njerëzore dhe njohurive. Konceptimi i kohës që ai formulon ilustron në mënyrë të përkryer specifikën e teorisë së tij sa i përket njohurive. Bergson hodhi poshtë atë […]

todayMay 11, 2025 5

Opinion

Këndvështrim qytetar:

I gjithë zinxhiri i incidenteve të ndodhura ditën e sotme, përplasjet, dhuna, bllokimi i proçesit të votimit, shit-blerja e votës, kërcënimet, shkelja e Kodit Zgjedhor hapur tregojnë primitivizmin e politikës shqiptare dhe gjithashtu edhe të shoqërisë. Me vëmendje po dëgjoja një kronikë që fliste për zgjedhjet e para elektorale në 91', dhe panorama e asaj kohe fatkeqësisht reflektohet edhe pas 35 vitesh në sistem. Është për të ardhur keq që […]

todayMay 11, 2025 4

Uncategorized

Të njohim çikën e Azem Galicës:

Intervista me çikën e Azem Galicës, e cila jetoi 70 vjet e fshehur nga Serbia Nga arkiva: Çka thoshte çika e Azem Galicës në vitin 1994 Bashkëbiseduesja jonë, Azeminja, është e bija e Azem Bejtës. E patëm vizituar në qershor të vitit 1994, në fshatin Galicë, në vigjilje të 70-vjetorit të vdekjes së babait të saj, heroit tonë të madh kombëtar. Dialogu pa skenarKemi ardhur të bisedojmë me ju…– Zoti […]

todayMay 11, 2025