Një persohn është futur me makinë në një masë njerëzish në qendër të Leipzigut, para pak orësh. Kryetari i bashkisë së Leipzig, Burkhard Jung, tha se deri tani dihet për dy viktima, por akoma nuk dihet asgjë për motivet e kësaj vepre.
“Jemi të shkatërruar. E tëra çfarë mund të bëj tani është të shpreh solidaritetin tim me familjet e viktimave”, tha Jung.
Pas vlerësimeve të para, policia ka kumtuar se automjeti është futur në zonën e këmbësorëve në Augustusplatz. Deri tani flitet për dy viktima dhe disa të plagosur, por numri akoma nuk dihet saktë. Shoferi është arrestuar shumë shpejt pas këtij krimi, ndonëse kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
Në vendin e sulmit menjëherë kanë dalur shumë ekipe të emergjencës dhe policisë, që po kujdesen për të lënduarit. Spitalet janë vënë menjëherë në gjendje alarmi dhe janë përgatitur për të ofruar ndihmë.
Një helikopter është ulur në qendër, tek Augustusplatz me qëllim që të transportojë sa më parë të lënduarit.
Deri tani flitet për sulm, por nuk është kumtuar asgjë zyrtare për sulmuesin dhe motivet e tij. Së shpejti priten detajet…




