21.7 C
Albania
Sunday, April 19, 2026
Google search engine
HomeBotëNë Gjermani ka rënë dukshëm numri i kërkesave për azil?

Në Gjermani ka rënë dukshëm numri i kërkesave për azil?

Raporti “konfidencial”: Në Gjermani ka rënë dukshëm numri i kërkesave për azil?

Numri i kërkesave për azil në Gjermani ka rënë në një nivel rekord të ulët në muajt e parë të këtij viti. Gjermania tani është vetëm në vendin e katërt në statistikat evropiane të azilit, ndërkohë që për vite ka qenë e para. Një prej aryeve për një këtë rënie kaq të madhe është rënia e kërkesave nga sirianët dhe ukrainasit, por edhe pilitika gjermane e kontrolleve në kufi.

Në raportet e fundit thuhet se numri i kërkesave për azil në tremujorin e parë të këtij viti (1 janar deri më 31 mars 2026) ra me rreth 23 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky është niveli rekord më i ulët në Gjermani, njofton “Welt am Sonntag”, duke cituar shifra të pabotuara më parë nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Azilkërkuesit dhe Azilkërkuesit (EUAA).

Këto shifra janë nga një raport “konfidencial” i Komisionit Evropian, nga data 1 prill 2026, mbi situatën e migracionit në BE dhe vendet e treta me titull “Ndërgjegjësimi dhe Analiza e Situatës së Integrimit”, Raporti Nr. 520, shkruajnë mediat gjermane.

Sipas raportit, në këtë periudhë ka pasur në Gjermani vetëm 28,922 kërkesa për azil. Kjo e vendos Gjermaninë në vendin e katërt në statistikat evropiane të azilit për herë të parë që nga viti 2015, pasi që ajo ka qenë në krye për vite me radhë.

Sipas gazetës “Welt am Sonntag”, që citon këtë raport, më së shumti kërkesa për azil u paraqitën në Francë (34,643), pastaj në Spanjë (32,630) dhe Itali (32,602). Ndërsa numri më i madh i aplikantëve erdhën nga Venezuela (21,542), Afganistani (21,402) dhe Bangladeshi (9,738).

Ndryshe nga vitet e kaluara, Siria tani renditet vetëm e pesta pas Turqisë për sa i përket vendeve të origjinës së aplikantëve për azil. Ndërsa nga Ukraina ka pasur vetëm 4,073 kërkesa për azil, që është një rënie prej 57 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, thuhet në këtë raport.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat