HomeBotëMichigani nderon Berat Gegajn për guximin dhe misionin si paqebërës:

Michigani nderon Berat Gegajn për guximin dhe misionin si paqebërës:

Legjislatura e shtetit të Michigan ka vlerësuar me një nderim zyrtar Berat Gegajn, duke e vlerësuar për guximin dhe shërbimin e tij si ndërmjetës paqeje në Michigan, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në disa vende të botës.

Vlerësimi u bë publik nga përfaqësuesi i shtetit, Jason Woolford, i cili theksoi rolin e Gegajt gjatë procesit të paqes Kosovë–Serbi në vitin 2020. Sipas tij, Gegaj kontribuoi në ndërtimin e urave të komunikimit, duke ofruar pajtim dhe shpresë për liderët që synonin t’i jepnin fund dekadave të konfliktit, në bashkëpunim me administrata të ndryshme.

Po ashtu, në vitin 2021, gjatë evakuimit dramatik nga Afganistani, Gegaj ndihmoi në shpëtimin dhe zhvendosjen e rreth 100 shtetasve amerikanë dhe personave të cenueshëm, duke punuar pa ndërprerje në shërbim të jetëve dhe vlerave amerikane.

“Ngrihem sot për të vlerësuar Beratin për trimërinë dhe guximin e tij si paqebërës me bazë në besim në Michigan, në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Shërbesa e tij ndërton ura mes njerëzve nga të gjitha prejardhjet dhe forcon strukturën e shtetit tonë përmes shërbimit, përulësisë dhe dashurisë për të afërmin”, u shpreh Woolford gjatë fjalës së tij në sallë, ku ishin të pranishëm edhe bashkëshortja dhe fëmijët e Gegajt.

Ky nderim, i akorduar nga Dhoma e Përfaqësuesve e Michigan-it, vë në pah kontributin e jashtëzakonshëm të Berat Gegajt në fushën e paqes, shërbimit dhe udhëheqjes globale, si dhe ndikimin e tij të qëndrueshëm në jetët e shumë njerëzve.

Me këtë rast, ai mori titullin “Tribut i Veçantë”, si dhe flamurin amerikan që ishte ngritur në shtizë në Kapitolin e shtetit më 1 janar 2026, një simbol i lartë nderimi për shërbimin dhe përkushtimin e tij./ Diaspora Shqiptare

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat