Tregim.
Nuk kishin emrat të mëdhenj.
Nuk kishin histori për të treguar.
Nuk kishin fotografi,për t’u kujtuar.
Kishin njëri tjetrin,jo si pronë,
jo si ndjenjë,por si qenie.
Të dy të dashuruar; Stela dhe Nomar.
Stela ,nuk qe vajzë që dashuronte lehtë.
Kishte një lloj heshtje në sytë e saj që i bënte njerëzit,të ndjeheshin zbuluar.
Noari,nuk fliste shumë.
Por kur fliste,fjalët e tij,nuk ishin
tinguj,kishin peshë.
U takuan!
U gjëndën!
Si dy copa që kishin humbur në kohë,por që kishin ndjerë
njëri- tjetrin,pa frymë.
Dashuria e tyre nuk qe e zjarrtë.
Qe e butë.
Ishte,si i lante Stela flokët e tij,kur kthehej i lodhur nga bota.
Ishte mënyra,se si i mbante Noari
dorën poshtë tavolinës.
Pa e shtrënguar!
Vetëm për ta kujtuar.
” Unë jam këtu”!
Ata nuk flisnin për dashurinë.
Nuk kishin nevojë.
Dashuria,ishte mënyra si jetonin.
Si zgjoheshin.
Si prisnin njëri- tjetrin,pa orar.
Si nuk kërkonin asgjë,por jepnin gjithçka.
Një ditë,Stela u ndje ndryshe.
Brënda saj,diçka u thye.
Nuk donte të fliste.
Nuk donte ta preknin.
Rrinte në heshtje!
Noari nuk e pyeti” çfarë ke?”
U ul pranë saj dhe i lexoi faqen e një libri që asaj i pëlqente shumë.
Zëri i tij,nuk ishte ngushëllim.
Ishte prani.
Në atë çast,Stela e kuptoi;
Dashuria,nuk është ajo që ndjen,sepse ndjenjat vinë dhe ikin.
Dashuria,është ajo që mbetet
kur gjithçka zbehet.
Dashuria është,ai që lexon për ty ,kur ske forcë të dëgjosh.
Dashuria është,kur nuk je mirë,por je aty.
Noari,nuk dinte si ta shpjegonte,thjesht e jetonte.
Dashuria për të,ishte si e shihte Stelën,kur ajo nuk e shihte veten.
Mënyra ,si nuk e kërkonte por e priste.
Mënyra si nuk e donte për atë që ishte,por si ndjehej kur ishte me të.
Ata nuk kishin fillim!
Nuk kishin fund!
Nuk kishin histori për të treguar.
Por kishin njëri-tjetrin.
Cerazela Kondi




