14.3 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomePolitikëRAMA I PENDOHET SHAKAS QË BËRI SOT NË DANIMARK:

RAMA I PENDOHET SHAKAS QË BËRI SOT NË DANIMARK:

Rama detyrohet të shpjegojë batutën e tij ndaj Trumpit!
Trumpi ndoshta i kupton dhe qeshë me batutat e Edi Ramës, por ndoshta edhe jo! Këtë nuk do ta dijë as Rama deri sa nuk e takon ndonjëherë.

Por Trumpi nuk shquhet për durimin e batutave dhe talljeve të të tjerëve ndaj tij. Më shumë të tjerët duhet të durohen dhe të durojnë, sepse ai ua plas në fytyrë kritikat!

Sidoqoftë, Rama e solli pa pikë nevoje veten në një situatë që tani duhet të shpjegojë dhe justitikohet. Në veçanti kur dihet se ai nuk është shquar për afërsin me Trumpin as në fushatat parazgjedhore dikur, e as më vonë…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me jehonën që bëri në disa media të huaja, momenti i batutës që ai shkëmbeu në Danimarkë me presidentin francez për lapsusin e presidentit Donald Trump për Shqipërinë.

Rama “kritikoi” me humor Macronin, pse nuk na ke uruar paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, pasi që Trumpi ka vendosur paqen mes nesh dhe Rama, Macron dhe Aliyev i Azerbajxhanit filluan të qeshnin…

Trump ka gabuar duke thënë se ka vendosur paqe mes Azerbajxhanit dhe Albania, në vend se të thotë Armenia… ndërsa batuta e Ramës është shpërndarë në shumë media.

Përmes një postimi në platformën X, Rama shprehet se, bëhet fjalë “për veçse një moment humori të mirë midis njerëzve” që siç thekson “janë ndër admiruesit më të mëdhenj të Presidentit Trump”.

Rama shpjegon: ”Është vërtet e jashtëzakonshme se si funksionon media e sotme dhe si e ashtuquajtura “viralitet” mund ta shtrembërojë kaq lehtë realitetin. Një fjali e thënë me humor të mirë, në frymën e miqësisë, papritmas shndërrohet në një kryelajm botëror të një samiti të tërë midis dhjetëra kombeve, ndërsa gjithçka tjetër, substanca e vërtetë, bëhet e parëndësishme. Por po, ishte shumë argëtuese sot të isha me mikun tim të vjetër Ilham Aliyev dhe, në prani të mikut tonë të dashur të përbashkët Emmanuel Macron, t’i referohesha një gabimi të Presidentit Trump se edhe Shqipëria arriti të bënte paqe me Azerbajxhanin, ndërsa vetë Emmanuel punoi pa u lodhur, për një kohë të gjatë, për të sjellë paqe midis Azerbajxhanit dhe Armenisë. Një vërejtje e lehtë, një moment miqësor. Sigurisht, nuk ka problem nëse përhapet, por ta shtrembërosh atë në helm politik është thjesht e padrejtë. Pra, le ta sqarojmë situatën: E vërteta është se Presidenti Trump e ka treguar veten si një udhëheqës që e riktheu fjalën “paqe” në fjalorin e Perëndimit pas shumë vitesh. Dhe po, në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër, ai ka arritur paqe aty ku të tjerët u përpoqën por dështuan dhe ai vazhdon ta ndjekë atë pa u lodhur. Ai shkëmbim nuk ishte gjë tjetër veçse një moment humori të mirë midis njerëzve që, në fakt, janë ndër admiruesit më të mëdhenj të Presidentit Trump.”

Dhe sigurisht që batutat, për të cilat Rama është i njohur, lejohen edhe në këtë nivel. Por a i kupton Trumpi, dhe a lejon Trumpi batuta rë tilla, kjo është një çështje për diskutim!

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat