19.3 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeOpinionDje Thethi, sot Valbona!

Dje Thethi, sot Valbona!

E njëjta dorë që dje votoi, sot fshinë lotët.

Këto janë pamjet që çdo njërit nga ne që ka gjak shqiptarë në vena, i dhëmbin. Një brez që zgjohet në mëngjesin e votimeve dhe bëhet pjesë e historisë me votën e tij, por një histori që vazhdimisht i përsërit vetes të njëjtat gabime. Tre dekada për të njëjtën parti. Tre dekada që nuk mjaftuan të na bëjnë më të mençur për veten, fëmijët e vendin tonë. Me atë dorë që vendosi votën në kutinë e votimit në orën tetë të mëngjesit, sot fshin lotët për pronën që ju rrënua. Dhe nuk mbaron këtu: e keqja i ka rrënjët mes këtyre familjeve, kanë lindur e rritur fëmijë dhe pasardhës që janë po aq të lidhur me komunizmin, ndonjëherë edhe më besnikë se të parët e tyre për t’i shërby komunizmit. Edhe më keq në servilosje. I njëjti brumë; forma ndryshon, njëri pite, tjetri byrek, por brumi është po i njëjti.

Dje nisi punën parlamenti, një sallë e mbushur me fytyra që të lënë me dhimbje e shije të hidhur. Emra dhe mbiemra që rikthejnë fantazmat e së kaluarës; i biri i Kristaqit, e mbesa e Beqir Ballukut qëndronin të palëkundur si një zinxhir i kalbur mbërthyer në qafën e çdo shqiptari të ndershëm. Si për t’i treguar që laku në fyt jemi ne. Kur duam ju lirojmë e kur duam ju shtrëngojmë.

Shumica ishin njerëz që s’përfaqësojnë dijen, analfabetë të bindur të partis, por që do të paguhen nga taksat tona, do të marrin rroga dhe dieta, ndërsa pensionisti në radhë do të kalojë natën me mendimin se ç’të sajoj në vaktin e nesërm. Tamam tamam s’ka shumë ç’të mendoj, s’kan ndonjë menu të vështirë, përshesh me kos. Vezë me djath të shkërmoqur. Vezë të rrahura me ujë. Tip fërgese. Medemek lehtë.
Kosi i bën mirë. Kështu thonë…

Ditët e fundit të muajit, sytë i kanë nga telefoni çdo sjellin fëmijët, ka nga ata që as kujtohen.
Eh, bëm fëmijë për botën… lexohet në sytë e tyre të përlotur.

Gjatë fushatës e deri më sot, dëgjoj të njëjtat fjalë çdo ditë. Çdo ke pd-ja. Çdo me Saliun. Të njëjtat akuza që ngjiten si pluhuri në ajër. Pa dashur t’i heq asnjë nga gabimet e që kohët e fundit janë bërë të shumta në numër, PD-së dhe Doktorit. Njerëzit s’kuptojnë më kryesoren. E keqja këtij vendi nuk janë disa emra në opozitë, që ngjallin urrejtje, e keqja nuk është një person i vetëm. Nuk është vetëm PD-ja, nuk është vetëm Sali Berisha.

E KEQJA JONË, JEMI NE.

E keqja jonë është kultura e pranuar që ne kultivojmë: gjuha që lavdëron krimin, përkëdhelja që i bëjmë pushtetit edhe kur ai na vjedh, rrëfimi i përulur: “Je i zoti, jemi me ty” kur “i zoti” matet me sa shumë vjedh. Sa më shumë të vjedhësh, më burr zotni e i zoti je.

Kjo është ajo që duhet të kuptojmë: politikanët pasqyrojnë shoqërinë. Nëse heshtim, servilizmi dhe injoranca janë vlerat tona, do të korrim, ekzaktësisht atë që kemi mbjellë.

Për çdo drejtor analfabet që s’di të firmosë e që bëhet zë i pushtetit, ka një pjesë të shoqërisë që e komplimenton, i rreh shpatullat dhe e ruan. Kjo është e keqja. Ne lëpihemi si zagari pas kockës, për t’ua çuar me duart tona fëmijën, nusen, dhëndrin këtij drejtori analfabet që ka zën një karrige, duke ju lëpir pushtetit.
Kjo është e keqja!

Edhe për sa kohë do të durosh, o popull?
Edhe për sa kohë do të lejojmë që i biri i Kristaq Ramës e mbesa e Beqir Ballukut të na shtypin? Për sa kohë do të vazhdojnë të rriten rrënjët e komunizmit brenda nesh pa i shkulur?

Në çdo rrënjë të komunizmit, ka një moment kur mund ta kapësh dhe ta shkulësh. Ashtu. Me rrënjë. Para se t’na shkulin zemrën, përpara se t’na marrin fëmijët, pronat, të ardhmen, kemi një zgjedhje. Zgjedhja nuk është vetëm në kutinë e votimit, nuk është iher në katër vjet. Është çdo ditë, në çdo reagim, në çdo “s’duhet të flas” në çdo “ç’të duhet ty që shkruan”. Në çdo heshtje që e shndërron padrejtësinë në zakon. Është në kurajon për të përbuzur servilizmin, e për t’i treguar vendin atij drejtori e pushtetari hajdut! E mos t’i rrahim shpatullat më, në kurriz të fëmijëve e kombit tonë.

Shpëtimi ynë nuk do të vijë pa një zgjedhje që ka guximin të jetë e vërtetë. Nuk ka ringritje të vendit e rënie të pushtetit pa një zemëratë kolektive që ngre pesh njerëzillëkun tonë para interesave.

Nëse nuk veprojmë tani, rrënjët do të thithin çdo grimcë të mbetur mirësie brenda nesh dhe do të lënë vend vetëm për të keqen.

Ngrihuni. Mos rrini më në heshtje. Mos u bindni që krimi është dinjitet. Mos e mëso fëmijën të durojnë pa reaguar. Hiq dorën nga brumi i vjetër. Sepse, në fund, nëse duam për fëmijët tanë atë botë ku i kemi çuar, atëherë atë botë duhet ta krijojmë këtu, në vëndin tonë.
Në shtëpin tonë.

Kush ka gjak shqipëtar, mos pranoj kurrë t’i shërbejë së keqes (në emër të shtetit, e pazarxhinjve politikë) për një çapë bukë. Sepse buka nuk ka shije kur fitohet nga ai pushtetar që shtyp me këmbë ditën për diell motrat e vëllezërit tanë. Reagoni e kërkoni dinjitet për çdo kafshatë që derdhni djersë!

Çdo heshtje sot ushqen të keqen që nesër mund t’ju përfshijë.

Erneda kodra

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat