E pse qenka i ndershëm Albin Kurti ?
KUR ËNDRRAT I SHEH OSE ME MANTEL TË KALTËR OSE ME MANTEL TË BARDHË ,SHOQ !
Shkruan:Refiqe R. Hamiti
Unë e kam dashur Ben Blushi disident shumë por kurrë nuk e kam njohur narcizmin e tij si tani !
Kur lexonë shumë ose bëhesh i mençur ,ose shkon në psikiatri.
- Këtu ka diçka. Diçka ka se ka lëvizje.
- Po thotë shoku:
-Sepse ndryshimi mes Gamiles dhe njeriut: Gamilja punon një javë rresht dhe nuk pi; njeriu pi një javë rresht dhe nuk punon.
-Se, shkollat diçka i ka pushtuar.
Nuk bëhet fjalë për arsim e për arsimtarë, eurot janë veç shkas…më thellë është puna.
-Po thotë shoku:
-Një vajzë e virtytshme nuk shkon kurrë pas djemve. Tekefundit, kush ka parë ndonjë kurth minjsh duke ndjekur minjtë?
Krejt ma duan të keqen.
Të gjithë janë armiqtë e m’i.
Pse, vallë, s’më do njëri!
Çka është kjo xhelozi!
Çka kam faj unë që jam ky që jam, e më i miri jam!
Nuk kam ndaluar njeri të bëhet si unë.
Po thotë shoku:
-Tragjedi: të biesh në dashuri me fytyrën e një gruaje dhe të martohesh me tërë gruan.
Êshtë sukses: diçka që miqtë e tu nuk ta falin kurrë.
-Pse kam familje e jetoj vetëm.
Pse më pëlqen vetmia më shumë se dashuria!
Dikush ma ka fshehur njërën këpucë, pardje! .
Dje mezi e gjeta tjetrën çorapë.
Po thotë shoku:
-Egoiste është dikush që kujdeset më shumë për veten e vet ,se sa për mua. Parat i merr nga dashuria, i fut në gjepin e karnevaleve , e mua më thotë pse nuk u martove por mbete mësuese gjithë?!
Nuk jam unë paranojak. Paranojakë janë myslimanët, atyre u duket gjithmonë se po i përndjek dikush dhe se dikush ua do të keqen.
Po thotë shoku:
-Flake në ujë një njeri që ka fat, dhe do ta shohësh duke dalë jashtë me një peshk në gojë.
Peshku musliman gjithmonë përndjek fotot lakuriq.
Ka net që më duket sikur dikush po më shikon nga televizori.
Po thu që është e mundur të të përgjojnë nga televizori!
Po, dhe pikërisht kjo po mē ndodh.
Po thotë shoku:
-E gjithë jetët e njerëzve u ngjajnë pemëve në një pyll, që u zihet fryma nga bimët kacavjerrëse. Këto bimë kacavjerrëse janë mendime dhe bestytni të mbjella nga njerëz tashmë të vdekur.Pse të jetohet jeta gjithmonë duke besuar se të përgjojnë?!
- Nuk di çka po ndodh. Punët i kemi keq.
Amerika po ma bën rrafsh.
Amerika nuk ma dëshiron të mirën.
Jam i vetmuar.
-Po thotë shoku:
-Skllevërit e lumtur janë armiqtë më të egër të lirisë.Sa pak të këqija do të kishin ndodhur në këtë botë, nëse e keqja nuk do të qe bërë në emër të së mirës. Për këtë që ju shoq mendoni që Amerika po ia bënë rrafsh, ekziston vetëm një gjë, që dëshmon aftësinë e tij : Veprimi.
Një grua inteligjente,apo burrë ka një milion armiq të lindur : e që janë burra budallenj por gruaja intelegjente gjithmonë vetmin e sheh, te një burrë me unazë në gisht ,e jo aty ku në unazën e saj sillen dhjetra burra budallenj !
Mos po m’tradhton edhe kitaristja
O Zot Po, se kitaristja po flet si Agatha Cristie.
Po del në konferenca për shtyp dhe po e kërkon “vrasësin e aktivistit”, si Agatha që e kërkonte vrasësin në ” Orient Express”.
- Pse po sillet ai si detektiv privat pa më pyetur mua. Ani Ben Blushi sa i fort ishte edhe është por ma bukur duket si sharmant …
Mos është edhe ai në grupin e armiqve të mi. Mos është kryesues i grupit armiqësor?!
Po thotë shoku:
Në rini mësojmë. Kur moshohemi, kuptojmë.
Jeni kaq vanitozë, sa shqetësohesh edhe për opinionet e njerëzve që nuk e kanë interesin të tradhëtojnë kurrë brendësin e kauzës.
Zakonisht thua të presim ditën e mantilit të kaltër kur asnjëherë nuk ke mësuar të presim vetëm kur nuk kemi asgjë më për të pritur,e asgjë më për ta veshur mantilin e bardhë
- Edhe Edi Rama u pa pardje duke qeshur, sigurisht ka qeshur me femrat .
Sot më thirri urgjent në Bulvardin 31.
Pse bash tek Bulvardi 31 !?
Çfarë mesazhi jep ky numër!
Mos e simbolizon Judën!
Po thotë shoku:
Ende nuk e ke kuptuar, oj shoqe që:
Gjeniu tregon rrugën, talenti e ndjek atë rrugë.
I han gujt e vet ,e bukë përmysin nuk e bën !
Prokurori i Hagës kish kërkuar që një i akuzuar shqiptar të dënohet me burg të gjatë…mos po kujtojnë që unë kam kërkuar të dënohet.
- Krejt po m’shikojnë me buzë në gaz, mos po kujtojnë që po kam qejf që Hashim Thaçi është në Hagë.
Jo bre pasha zotin jo ,unë s’ kam qef me pa njeri duke vuajtur bash si Ben Blushi!
Po thotë shoku:
Nëse dikusht të jep këshilla, ti bëj të kundërtën e tyre. Të jesh i sigurtë se në këtë mënyrë, ndër dhjetë raste, nëntë do të rezultojnë të dobishme.
Kjo kishte me qenë këshilla më edukative dhe arsimore për buzë gazin që me dhjetra herë ia ka cituar se ai që Beni po e citon :Po e voton Hagën sepse po mendon që vet nuk do të përfundojë aty.
Qind për qind ambasadorët i raportojn në baza ditore Albin Kurtit . Po sillet si i dyshimtë!
Hahaha ha.
-Po thotë shoku:
Shoq ,ambasadorët po e luajn veç robin tënd ,sillet e pshtillet del e rrezitet ,kurgja ma shumë.
Pse Presidentja nuk më ndjek në Facebook, kurse Zelenskin e Erdoganin po e ndjek cep më cep edhe Mustafë Bajramin.
A e ka bë Presidente Erdogani a unë!
-Po thotë shoku:
“Kallamoqi “,ka fillue me u pjek, sa herë që mbillet misri i ri, kadal kaadal e rrit toka, uji dhe dielli!
Pastaj dikur i del tymi ,hahet për së miri sepse “Miradia ka edhe votuesin edhe xhematin” .
Mero Baze i kish thënë ‘Mirëdita’ Lirim Mehmetajt .
Pse?
Çka fshihet këtu!
-Po thotë shoku:
Opinjonisti (Lirimi ) nuk është gjë tjetër veçse një person i painformuar në mënyrë të mjaftueshme.
Ka informata por i ka të ilustruara tepër.
Shumëherë po del bllof por miradashtas është mirë me shkrue sa më shpesh që të mundesh ,ia vlenë por jo me idenë për të shkruar menjëherë, por thjesht sikur je duke mësuar një instrument që edhe pse Opinjonisti shumëherë ka bërtitur :Mirëditaaaaaaa………
Painformatat i ka të pamjaftueshme për cilësin në Qeveri .
Dhe “rolin e trefisht që po e kurdis Kryeministri i tij me borëbardhen”.
PS
Tash më ra në mend: Edi Rama më thirri urgjent në takim, për tē biseduar për bërllogun në plazhet e Shqipëris , veç për të më bërë të dukem qesharake, joserioze dhe pa kravatë.
-Po thotë shoku:
Albin Kurti jo tani si Kryeministër por edhe kur i ka gjuar Institucionet e Kosovës me gurë edhe kur është treguar si i ri “rrebel”,e ka ditë që inteligjenca është kategori morale. E ka ditë që edhe pa kravat roli i Sherlok Homsit është fantastik. Çdo veprim i tij ishte një” krim i pakryer” po thotë Sali Zyba.
Format e veprave të tij gjithmonë kanë pasqyruar njeriun me parime dhe me historinë e njeriut në mënyrë më të saktë se dokumentet.
Sa është ora Sali Zyba sepse mua ora më ka ngecur ?
Andaj
” Menderes”, mund ta gjesh e të bësh opinjonin vetëm aty ku mund të tregohesh i dobët, pa frikën se mund të nxisësh forcën e dikujt tjetër.
Ne nuk dimë çfarë duam vet, ngaqë mendojmë se dimë nga hipokrizia çfarë duan të tjerët.
Njerëzorja thotë: Besnikë është ai njeri, i cili nuk e thotë kurrë një gënjeshtër, nëse nuk e beson vetë më përpara. Unë e kam frikën për një njeri që nuk ka më atdhe, të shkruarit e vet e shndërron në një vend ku ai mund të jetojë.
Plas…
Edhe pse donë të ik nga të shkruarit e vet ,me nëntokë e me mbitokë , gjithçka
ishte errët ,para 24 vjete edhe pas 2 vjetve.
Kujt po i lëkundet hieja ,nuk e di por edhe kaltër edhe bardhë nuk shkonë ,klasikja ka dizajnë,ka formë dhe futet në kuboid.
Adios shoq…
Adios Qeveri …
Adios Ben Blushi se ne jemi Kosovarë!?
Mirë se erdhe Qeveri !
PS
-Albin më kanë vrarë këpucat.
-Plaq moj!!!




