M'len e t'ngihem me fryme!
M’i len mendimet e mia te qeta
Derisa t’vendosi e t’bahen tujat
M’a len dashnin teme per ty
e t’mi dal gjumi…sa t’shpihet
i del vedit pasioni…
Gjithnji e mban te mshehte
n’thellsin e shpirtit tij…
Zemra kurre nuk ban zhurme
Por qendron gjithmone vigjilente
me shigjetu dashnin…
M’i len kujtimet e dikurshme nji nostalgji
E mos m’dvet ma per ta…
Se jane t’mykuna prej shinave vjetsh
si ajo prralla kur fillon ” na ishte dikur”..
e kan mbete si ” hije” vjetsh t’kalueme
E sot….ju vjen era ” dergje”
M’len t’a jetoj dashnin me ty…e lire
e ti …veç rri n’pritje t’shperthimit
Te dashnis me ” arom gruje”Se gadi jam me t’a dorzu…freskin e fillimit t’saj….
M’len e t’baj zberthimin e kodit zemresq’i asht ndryshk vjetsh t’braktisuna
M’i len ndjenjat e t’livadhisin…livadhesh t’stins
M’len q’i shpirti t’baj…lash e li momentin
E ndjenja t’preke ne mrenci te tij…
M’len me t’dashte si du un….e t’kerkoj
Kohen e hupun,q’i jeta e majti pengun e saj
M’len me t’diftu se edhe n’ket moshe…
D’i me dashte me ” elegance”…
D’i me t’puthe pa t’i prishe andrrat
M’len me t’i rrezu puthjet
E t’xan gjumi n’krah’t e andjeve t’mija
M’len pra m’len me u ngi me fryme…
e ti flej mbi gjoksin tem…
dersa te t’zgjoj tafti i fresk’t i agut….!
Marjana Suleimani




