Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Të vertetat nga Artan Fuga:

todayJuly 23, 2026 6

Background
share close

Pse bien zjarret nëpër pyeje, kodra, e livadhe?

Sepse nuk ka komuna!

Pse boshatiset territori nga popullsia?

Sepse nuk ka komuna!

Pse mbillen rrënjë kanabisi?

Sepse nuk ka komuna.

Pse vihen gardhe që ndajnë bregdetin në furriqe?

Sepse nuk ka komuna.

Pse bëhen lëmsh dokumentet e pronave?

Sepse s’ka komuna.

Pse janë bërë për ibret rrugët dytësore?

Sepse nuk ka komuna.

Pse ai që ka pushtetin në Kuvend e ka edhe në pushtetin lokal?

Sepse nuk ka komuna.

Pse dhjetëra kryebashkiakë kanë probleme me drejtësinë?

Sepse nuk ka komuna?

Pse ka papunësi rurale?

Sepse nuk ka komuna!

Pse rendimentet në bujqësi janë si në Mesjetë?

Sepse nuk ka komuna.

Edhe gënjeni se e doni si në Evropë. Por, në Evropë, edhe një fshat me pesë banorë ka komunë.

Pse kot kujtoni ju se u fshinë dhjetëra komuna?

Pse është nxehtë në Tiranë, pse qarkullimi është i bllokuar, pse s’ka vende parkingu, pse ajri të merr frymën nga ndotja, pse është pis, plot plehra?

Sepse në vend të komunave, ka një mega Komitet Ekzekutiv.

Written by: WindowRadio.de

Rate it