19.3 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeAktualitetJemi shqipëtar por s’flasim shqip!

Jemi shqipëtar por s’flasim shqip!

🟥Vetëm 29 maturantë morën notën 10 në Gjuhë dhe Letërsi.
Në një vend ku flasim shqip, por nuk e mësojmë dot shqipen!

Kjo nuk është statistikë, por aktakuza më e rëndë ndaj sistemit arsimor shqiptar. Fëmijët nuk kanë dështuar – ne i kemi dështuar atyre!

Një Ministri e Arsimit që lundron me propagandë dhe reforma copy-paste, pa analizë, pa përgjegjësi.
Një program mësimor që ngjan më shumë me një fjalor teknik sesa me një pasion për dije dhe gjuhë.
Një brez që matet me pika, jo me mendim. Me ese të memorizuara, jo me krijim.

➖Kur vetëm 29 nxënës shkëlqejnë në gjuhën amtare, nuk kemi provim të vështirë – kemi sistem të kalbur.😡

🛑 Boll me justifikime!
Ka ardhur koha për:

• Riformatim të kurrikulës, jo rishikim sipërfaqësor.
• Mësues të motivuar, jo të nëpërkëmbur.
• Ese që zhvillojnë mendimin kritik, jo që e mbytin.
• Matje të dijes, jo vetëm të pikëve.

✍️ Si pedagog, më dhemb kjo situatë. Jo vetëm për nxënësit që po humbasin, por për një shoqëri që nuk po kupton se pa dije s’ka as demokraci, as zhvillim.

♦️Nëse nuk ngrihemi tani për arsim të vërtetë, nesër do qajmë për një brez që nuk do dijë të flasë, të shkruajë, as të mendojë shqip!


Albert Zadrima

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat