Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Ekonomi

Grat sipërmarrse a po eklipsohen nga meshkujt në Shqipëri?

todayJune 20, 2025

Background
share close

Gratë në Biznes – Mes Pengesave dhe Suksesit!

Në katër vitet e fundit në rrugëtimin tim si sipërmarrëse, kam pasur fatin të njoh shumë gra të forta, vizionare dhe të palodhura. Gra që e kanë ndërtuar suksesin mbi sakrifica të mëdha, përballë një terreni ende të ashpër për sipërmarrëset femra në Shqipëri.

Pengesa ka plot si :

-Vështirësi në akses në financim

  • Stereotipe gjinore që i shohin si “të dobëta” për drejtim
  • Mungesë mbështetjeje institucionale të posaçme
  • Balancimi i rolit të nënës, bashkëshortes dhe drejtuese

Por ka edhe mundësi reale:

  • Tregu shqiptar ka nevojë për mendje krijuese dhe të guximshme
  • Gratë sjellin etikë të lartë pune, kujdes ndaj detajeve dhe stabilitet në menaxhim
  • Ka gjithnjë e më shumë platforma që mbështesin gratë në biznes

Por a është Shqipëria e barabartë për gratë në biznes?

Jo ende! Meshkujt kanë më shumë akses, rrjete dhe kapital fillestar. Por gra, si ato që kam takuar, po ndryshojnë realitetin çdo ditë.

Ato nuk kërkojnë favore – kërkojnë mundësi të barabarta!
Dhe janë gati të lënë gjurmë në historinë e sipërmarrjes shqiptare… dhe më gjerë.

Faleminderit
Bloconomy
Blerina Hoxha
Eldrion Zaçe

Shkruan Blerina Gjyriqi:

Written by: WindowRadio.de

Rate it