23.1 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeSocialeVetëdijen e vrasim me pavetëdijen tonë:

Vetëdijen e vrasim me pavetëdijen tonë:

Bota pa lejën e askujt u ngjit një shkallë më lart.
Sot është normale të flasim për psikologjinë, për mendjen e vetëdijshme dhe atë të pavetëdijshmen. Për ndërgjegjen, për shpirtin, për evoluim, për traumat, për karmën, për emocionet.
Kjo është diçka e çmuar, diçka që do bëjë të mundur që njerzit të jetojnë vërtet e jo në mënyrë të gënjeshtërt.
Ashtu si kemi jetuar ne, në kaos total.
Mardhenia me prindërit ishte një mardhenie e bazuar mbi pësimin, fëmija mendohej se është një fletë e bardhë e duhet shkruar. Është sikur të marrësh një filiz e ta bësh si të duash sepse është i vogël dhe nuk di. Por filizi thahet në kushtet e papërshtatshme sepse ai e di kush është, çdo qelizë e tij e di.
Ne nuk vdiqëm fizikisht por nuk mundëm të lulzonim shpirtërisht, të realizoheshim.
Nuk mundëm sepse mbrojtja e dashuria e pakushtëzuar për fëmijën janë si drita e uji për filizin e ne nuk i patëm. Për të mbijetuar fizikisht krijuam egon ku prindërit tanë shkruan çfarë deshën, krijuam një personalitet të shkëputur plotësisht nga shpirti ynë, të krijuar nga një pjesë e vogël e mendjes, ajo e vetdishmja.
Ndërsa shpirti ynë për të mbijetuar u mbështet tek mendja jonë e pavetëdijshme. E cila është 90-95 %. E kuoton përse kemi jetuar në iluzion? Sepse kemi jetuar vetëm me një gram shpirt e një gram mendje. Mendoj se raporti mes mendjes e shpirtit është i njëjtë, thellë thellë mendoj se mendja e shpirti janë e njëjta gjë.
Të gjitha vendimet që kemi marrë në dashuri ishin të drejtuara nga e pavetëdijshmja jonë. Partneri ose partnerja që mendonim se ishim të dashuruar çmendurisht nuk ishte gjë tjetër vetëm se ai që na ngacmonte plagët emocionale. Eh prandaj emocionohshim. E ndërsa egoja jonë imagjinonte lumturinë, mendja jonë e pavetëdijshme punonte për të shëruar plagët emocionale.
Çfarë donim ne nga njeriu i zemrës?
Dashuri të pakushtëzuar, mbrojtje dhe djemtë një shtëpi, një familje. Pra donim nga partneri ato gjëra që nuk patëm nga prindërit.
99 %e martesave doli falimentim, Normale sepse ishim shumë të mëdhenj tashmë për të qënë të vegjël e partnerët na donin për të njëjtën arsye, sespe ngacmonim plagët e tyre emocionale. Nuk ishin dy të dashuruar një çift i brezit tonë, por dy të sëmurë emocionalë.

Sot kemi mundësinë të përmirësojmë veten e të jetojmë realisht të paktën jetën që na ka mbetur. Sot kemi mundësinë të bëjmë të mundur që fëmijët tanë të jenë më në fund njerëz të lirë e të vetëdijshëm.
Të jetojnë historitë e tyre të dashurisë me vetëdije e të mos quajnë dashuri diçka që nuk është dashuri.
Sot kemi mundësinë të rilindim e të jetojmë vërtet. Është dhurata e universit për ne dhe të mos e bëjmë është mëkat.

Esmeralda Muço:

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat