14.5 C
Albania
Sunday, April 19, 2026
Google search engine
HomeBotëTrumpi pushton Kaliforninë:

Trumpi pushton Kaliforninë:

A po e keqpërdorë Trumpi ushtrinë amerikane?
Diçka të tillë Amerika nuk ka parë pothuajse kurrë më parë: Presidenti Donald Trump ka vendosur të dërgojë 700 marinsa dhe mijëra pjesëtarë të Gardës Nacionale në Los Angeles për të shuar demonstratat e civilëve dhe në këtë mënyrë ka ashpërsuar shumë edhe luftën për pushtet me guvernatorin demokrat në Kaliforni Newsom si dhe kryetaren e bashkisë në Los Angeles.
Po a ka të drejtë ai të dërgojë këto forca?
Migrantët po protestojnë në masë të madhe me mjete paqësore për shkak të bastisjeve me qëllim dëbimin e migrantëve ilegalë. Pas ndërhyrjeve ka pasur edhe të lënduar dhe arrestuar, por guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom dhe krerët e Los Angeles thonë se gjendja ishte tërësisht nën kontroll dhe se nuk kishte nevojë për dërgimin e marinsave dhe gardistëve. Kretët e Kalifornisë kanë paralajmëruar edhe kallëzim penal kundër Trumpit!
Megjithatë, preasidenti Trump duke u thirrur në një ligj për gjendje të jashtëzakonshme ka dërguar ushtarët në Los Angeles dhe ka ashpërsuar konfliktin në radhë të parë me demokratët në këtë vend. Ata kanë shkëmbyer mes vete dhe fjalë shumë të ashpra.
Prezenca e ushtarëve dhe ndërhyrja kundër civilëve ka acaruar edhe më shumë gjendjen dhe raportet, sepse ushtria dërgohet vetëm në raste ekstreme, që në Los Angeles, sipas demokratëve nuk ishte.
Ata thonë se Trumpi po përpiqet në këtë mënyrë të fshehë dështimet e tija ekonomike dhe politike si dhe konfliktet brenda kabinetit të tij qeveritar.
Sipas demokratëve Trumpi ka politizuar në mënyrë të papranueshme edhe ushtrinë e kjo mund të ketë me siguri pasoja të tjera politike atje.
Sidoqoftë, diçka e tillë në Amerikë nuk është parë pothuajse kurrë më parë, që të ketë mosmarrëveshje jo vetëm me demonstruesit por edhe mes forcave të rendit.
Gjendja është relativisht e qetë, ndonëse ka pasur edhe incidente, arrestime dhe përplasje, që nuk janë të rralla në rastet e tilla të demonstratave.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat