23.1 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeSocialeMediat shqipëtare që po na tredhin trurin:

Mediat shqipëtare që po na tredhin trurin:

Mediat shqiptare, kazani që gatuan trurin e kombit.. (👇 Mendim I LIRE )

Në Shqipëri, çdo mbrëmje, në orën 19:30, ndodh një ritual kolektiv i frikshëm. Sapo hapim televizorin, shikojmë lajmet dhe mendojmë se po informohemi .

Në fakt, marrim një dozë të re, të freskët, të ambalazhuar me mjeshtëri nga një grusht laviresh mediatike, që punojnë për llogari të oligarkëve politikë dhe atyre financiarë.

Shikoni si ndahet afersisht koha e një edicioni kryesor lajmesh në televizionet tona

60% e minutazhit,politikë përleshjet Berishë & Ramë, shpalljet “non grata”, deklaratat e fundit të një deputeti anonim që mezi gjen vota në lagjen e vet.

30% kronikë e zezë: vrasje, përdhunime, aksidente. Frikë, tmerr, dhunë. Sa më shumë gjak, aq më shumë audiencë .

5% showbiz: kush është divorcuar, kush ka nxjerrë të pasmet më mirë në Instagram, kush do shkojë në Big sherri, apo në Fermat e idioteve

5% e realitetit te vërtetë për ne shqiptarët e bazës së piramidës , pra vetëm 5% e kohës na kushtohet ne hallemdhenjve, ne pensionistëve që mezi marrim ilaçet, një familjeje që jeton në kasolle, një fshati pa rrugë, pa ujë, pa shkollë…

Dhe pastaj ne pyesim… Pse nuk përparon ky vend?

Përgjigjja është e thjeshtë…. se truri i një kombi që ushqehet çdo ditë me këto plehra, nuk mund të prodhojë shoqëri të shëndoshë, sepse mediat nuk janë më informuese, janë vegla të pushtetit.

Ato janë pastrueset e fytyrës së politikanëve. Janë propagandistë të paguar që maskohen si gazetarë. Janë balerina që kërcëjnë për pronarët e tyre, sa herë që paratë rrjedhin, kërcimi bëhet më i zjarrtë.

E dini çfarë nuk tregojnë kurrë mediat?

Se 60 % e shqiptarëve punojnë me rroga mizerje, për të pasuruar 2% të bosëve .
Se të rinjtë largohen sepse nuk kanë më asnjë shpresë këtu.

Se mjekët ikin, mësuesit ikin, fshatrat boshatisen, qytetet mbushen me kafene për të pashpresët dhe për ata pensionistë,qe marrin mbi 30.000 lekë pension

Se drejtësia është fasadë, ekonomia është monopol, shpresa është emigrim.
Por çfarë shohim në lajme?
Berisha, Rama, Meta, Bardhi, Alibeaj, Braçe, Manja, Saliu, Edi, Iliri… një telenovelë pa fund me aktorë të përdorur, të pistë, të pabesueshëm.

Dhe populli?
Populli hesht. Nuk ka zë për t’u ankuar. Voton sa herë që e thërrasin .Nuk ka forcë për t’u rebeluar. Sepse çdo natë, truri i tij lahet nga këto lavire të ekranit.

Në një vend normal, mediat janë qentë roje të demokracisë.

Në Shqipëri, janë qenër te lidhur pas zinxhirit të pronarëve dhe pushtetarëve.

Në një vend normal, gazetaria do ngrinte zërin për ata që nuk kanë zë.

Në Shqipëri, gazetaria është kthyer në prostitutë të luksit që shet sensacionin dhe fsheh të vërtetën.

Dhe pastaj pyesim: pse shqiptarët nuk bëjnë dot revolucion?
Sepse revolucioni fillon në mendje. Po si të bësh revolucion kur mendja është e pushtuar nga Berisha dhe Rama?

Si të rebelohet një popull që ka më shumë frikë nga mungesa e Berishës dhe e Ramës në ekrane, sesa nga mungesa e bukës?

Si të ngrihet një shoqëri kur mediat ia kanë mësuar se fati i deputetit anonim është më i rëndësishëm se fati i fëmijëve të saj?

Shqipëria nuk është peng vetëm e politikanëve. Është peng edhe e ketyre lavireve mediatike, që me servilizmin e tyre kanë vrarë ndershmërinë, revoltën dhe shpresën e këtij populli.

Dhe për aq kohë sa këto lavire vazhdojnë të sundojnë ekranin, Shqipëria do mbetet peng e një teatri të ndyrë, ku aktorët pasurohen dhe spektatorët varfërohen.

Mbyllni televizorin. Hapni sytë. Është akti më revolucionar që mund të bëni sot dhe në vazhdim…

Rifat KULLOLLI.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat