Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Protestat si kartë në PPE, Berisha e përshkruan Shqipërinë si një shtet të dështuar: Jemi i vetmi narko-shtet në Europë!

todayJuly 1, 2026 17

Background
share close

Sali Berisha zgjodhi një tribunë ndërkombëtare për të paraqitur Shqipërinë me ngjyrat më të errëta të mundshme. Këtë herë ishte Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane në Vjenë, ku kreu i Partisë Demokratike nuk u mjaftua vetëm me kritika ndaj qeverisë, por e përshkroi vendin si një “narko-shtet”, pa zgjedhje të lira, me institucione të kapura, media nën kontroll dhe ekonomi të dominuar nga krimi.

Në monologun e tij, Berisha foli edhe për protestat që prej javësh zhvillohen në Tiranë dhe u përpoq t’i lidhte ato me kauzën që ai mbron që nga humbja e zgjedhjeve të 11 majit: krijimin e një qeverie teknike. Para drejtuesve të PPE-së, ai i paraqiti protestuesit si mbështetës të kësaj formule politike, duke kërkuar që edhe partitë simotra europiane ta mbështesin.

“Sot ju keni në rrugët e Tiranës prej një muaji, dhjetëra mijëra, qindra mijëra qytetarë dhe të rinj duke kërkuar fillimit dorëheqjen e qeverisë dhe një qeveri teknike për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mbështetja e kësaj proteste është me rëndësi jetike për të ardhmen e Shqipërisë në BE” tha Berisha.

LEXO EDHE:
Mero Baze: Protesta që dua(m)n!
Fjalimi në Vjenë ndoqi të njëjtën linjë që Berisha ka ndjekur në çdo dalje ndërkombëtare. Nga procesi zgjedhor te korrupsioni, krimi i organizuar, emigracioni, ekonomia dhe media, gjithçka u paraqit si provë e një shteti që, sipas tij, nuk funksionon. Madje, ai e cilësoi Shqipërinë “të vetmin narko-shtet në Europë”, një etiketim që nuk është i ri në retorikën e tij, por që kësaj here u artikulua përpara familjes më të madhe politike të qendrës së djathtë europiane.

“Sot vendi im është eksportuesi i parë i kanabisit në gjithë Evropën. Sot trafikantët shqiptarë të drogës janë transportuesit kryesorë të kokainës nga Amerika Latine në Evropë, dhe këto janë të provuara. Ata kontrollojnë 64% të tregut të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar dhe më shumë se 40% të tregut të kokainës në Gjermani. Por miliardat e tyre vijnë në vend përmes kontejnerëve dhe autobusëve. Vetëm 10 ditë më parë, tre kontejnerë plot me euro u shkarkuan në portin e Durrësit. Eurot investohen në resorte turistike dhe në ndërtim. Dhe këto para droge kanë një efekt shkatërrues për kombin tim” tha Berisha.

Në përpjekje për të siguruar mbështetje politike nga PPE-ja, Berisha zgjodhi sërish ta ndërtojë argumentin e tij mbi portretizimin negativ të vendit që synon të mbyllë negociatat për anëtarësim në BE, ndërsa për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian nuk foli asnjë fjalë.

Written by: WindowRadio.de

Rate it