16 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeSocialeTek njeriu i pavetëdijshëm negativ energjia seksuale është e përqendruar në organet...

Tek njeriu i pavetëdijshëm negativ energjia seksuale është e përqendruar në organet seksuale, është e drejtpërdrejtë dhe e papërpunuar.

I hyra kësaj valles së mardhenieve intime e po i ve kapakun me këtë shkrim 😄

IMPULSI, NDJENJAT DHE DASHURIA

Në bazë të nivelit të vetëdijes ku njeriu ndodhet jeton në mënyrë të ndryshme mardheniet intime.

Tek njeriu i pavetëdijshëm negativ energjia seksuale është e përqendruar në organet seksuale, është e drejtpërdrejtë dhe e papërpunuar.

Këta njerëz jetojnë mardheniet intime në formë impulsi, të papërmbajtshëm e jashtë kontrolli. Përdorin energjinë e tyre seksuale për të dominuar, ose për të arritur qëllimet e tyre. Për t’u çfryrë, për argëtim. Gjithçka rrotullohet rreth seksit për ta.
Zakonisht i përqeshin njerzit e pavetëdijshëm pozitivë, ata që jetojnë në ndjenja.

Tek njeriu i pa vetëdijshëm pozitiv energjia seksuale manifestohet në ndjenja, është e përpunuar aq sa e humb natyrën e saj natyrale. Këta njerëz jetojnë mardheniet intime në formë romantike madje shpesh në formë platonike. Duke pretenduar perfeksionin e duke mohuar aspektin e mishit të mardhenieve intime ndodh që shkëputen nga realiteti e jetojnë në një botë të tyren. Njerzit e pavetëdijshëm pozitivë janë të tërhequr për forca energjitike superiore nga njerzit e pavetëdijshëm negativë duke u bërë ushqimi i tyre. Kjo arsye shpesh i shtyn të urrejnë mardheniet intime e të mbyllen në vetvete, në fund të fundit më mirë vetëm se me njeri të keq.

Ndërsa njeriu i vetëdijshëm është një nivel energjitik më lart e ka arritur tek dashuria. Dashuria e vërtetë dhe e pakushtëzuar. Kur njerzit vetedijesohen nuk janë më pozitivë dhe negativë në bazë të rrethanave e traumave të tyre, por janë vetvetja.
Mardheniet mes tyre më në fund janë marrje e dhënie nga të dyja anët e jo vetëm merr ose vetëm jep.
Janë dy partnerë të vërtetë në krah të njeri tjetrit, bashkimi i tyre krijon një energji unike, një entitet që vepron në shoqëri e jo si ndodh me partnerët e pavetëdijshëm që veprojnë e luftojnë me njeri-tjetrin e nuk japin asnjë kontribut shoqëror.
Mardheniet intime mes dy njerëzve të vetëdijshëm nuk kanë si qëllim dominimin, qejfin, kontrollin e njeri tjetrit si tek njerzit negativë, por thellimin e bashkimit dhe njohjes mes tyre dhe shprehjen e besimit total tek partneri, sepse dashuria nuk është pushtim i një trupi tjetër por braktisja e trupit në krahët e njeriut të zemrës.

Esmeralda Muço

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat