Lëreni kauzën e Minatorëve të Spaçit në të drejtën dhe dinjitetin e tyre ligjor.
Çdo përpjekje për të.përfituar kredibilitet apo përfitime përsonale mbi një të drejtë të ligjshme,vetem e zbeh dhe e dëmton peshën e kauzës së minatorëve.
Prej më shumë se 10 vitesh kjo minierë ka funksionuar me të njëjtat sfida dhe halle të punëtorëve të saj.Për vite të tëra,askush nuk u gjend pranë për ti mbrojtur,për ti trajnuar,përfaqësuar apo drejtuar me përgjegjësi.
Prandaj,zelli i papritur për “mbrojtje” sot ngre pikëpytje mbi qëllimet e vërteta të disa aktorëve të rinj që shfaqen në këtë debat.
Minatorët e Spaçit janë në të drejtën e tyre,dje si sot.
Ata meritojnë,dinjitet përfaqësim të drejtë dhe vetem zgjidhje ligjore.,jo zhurmë e manipulim publik.
Të gjithë faktorët institucional në Bashki mbështesin çdo kërkesë të ligjshme të punëtorëve dhe po qëndrojnë pranë tyre,por dënon çdo përpjekje për ta përdorur këtë kauzë për qëllime të tjera.
Shkruan Aleksander Lala




