14.3 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeBotëEkstremizmi i djathtë: Dy ushtarë dhe një polic ndër të dyshuarit:

Ekstremizmi i djathtë: Dy ushtarë dhe një polic ndër të dyshuarit:

Në tri lande janë kryer bastisje kundër një grupi të dyshuar ekstremist të krahut të djathtë. Zyra e Prokurorit njofton se në mesin e të dyshuarve janë edhe dy ushtarë aktivë të Bundeswehr-it dhe një oficer policie federale.

Zyra e Prokurorit të Celle e konfirmoi këtë dhe shpjegoi se bastisjet e kryera gjatë ditës së djeshme lidhen me hetimet ndaj grupit të dyshuar ekstremist të krahut të djathtë “Nordbund”.

Gjatë bastisjeve të 14 vendeve të ndryshme janë gjetur edhe armë dhe pajisje të tjera. Janë siguruar edhe komunikime mes tyre dhe gjëra të tjera.

Hetuesit e terrorizmit dhe forcat speciale të policisë kontrolluan prona në Saksoninë e Poshtme, Baden-Württemberg dhe NRW ku janë sekuestruar disa pistoleta, armë të gjata etj.

Shumica e vendeve të bastisura janë në Hanover dhe në rrethin e Hildesheim. Tetë personat e dyshuar janë të moshës midis 32 dhe 57 vjeç, e në mesin e tyre janë dhe dy ushtarë dhe një polic.

Qëllimi i bastisjeve ishte gjetja e armëve dhe marrja e informacionit të mëtejshëm në lidhje me aktivitetet e grupit dhe veprimet e mundshme të planifikuara. Forcat speciale të policisë u përfshinë gjithashtu në operacion. Katër nga të dyshuarit dyshohet se posedojnë paligjshëm armë ushtarake dhe armë të tjera zjarri automatike.

Hetuesia tani do të analizojë këto të dhëna dhe do të propozohen masat ndaj tyre.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat