Ka njerëz që kur i trajton me mirësi, ndershmëri dhe edukatë e marrin këtë si dobësi, e të keqkuptojnë. Mendojnë se je i varur prej tyre, kur në fakt ti je duke treguar kulturën tënde, zemrën tënde, rritjen tënde.
Në një botë ku arroganca dhe ftohtësia po bëhen “normale” të jesh i sjellshëm është akt guximi.
Jo Jo Jo respekti nuk është frikë.
Durimi nuk është nënshtrim.
Mirënjohja nuk është varësi.
Janë zgjedhje. Zgjedhje që i bëjnë ata që kanë vlera dhe karakter të fortë.
Por jeta rrotullohet. Sot ata që nuk vlerësojnë, do të kuptojnë një ditë se po i largojnë vetë njerëzit më të mirë. Mungesa e respektit nuk të bën më të madh , të izolon. Dhe kur të mbetesh vetëm do të kujtosh me vonesë ata që i shpërfillje, i nënvlerësove i lëndove.
Sot paqja në shpirt dhe edukata vlejnë më shumë se krenaria bosh.
Mos e merr për dobësi dikë që të respekton , ai është më i fortë se mendon
.
Nga Vera Gjonaj




