18.9 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeSocialeMos shpifni: Seks bëni sa të doni:

Mos shpifni: Seks bëni sa të doni:

Shpifja të dënohet prostitucioni jo, kreu i Shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi flet për draftin e Kodit të ri Penal

Në dëgjesën e parë publike për draftin e ri të Kodit Penal, drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi ka dhënë qëndrime të qarta lidhur me disa nga çështjet më të debatueshme që pritet të përfshihen në kodin e ri, përfshirë shpifjen dhe prostitucionin.

Duke u ndalur konkretisht te shpifja, Rakipi theksoi se kjo vepër nuk duhet të depenalizohet, duke e konsideruar ende të nevojshme që ajo të mbetet në fushën e ndëshkimeve penale.

Sipas tij, vendimarrja për këto çështje nuk duhet të udhëhiqet nga qëndrime politike apo populiste, por nga analiza objektive e efektit dhe rrezikshmërisë që ka një vepër në shoqëri.

Nërjaq, Rakipi propozoi depenalizimin e prostitucionit, një çështje që, sipas tij, nuk është diskutuar sa duhet publikisht, por që duhet të trajtohet me qasje të re ligjore.

“Ja vlen të penalizohet bigamia, pirja e alkoolit në publik. Eutanazia duhet të depenalizohet dhe prostitucioni që nuk është folur fare.” -tha ai.

Shpërndarësit e drogës që bashkëpunojnë me drejtësinë të mos dënohen, ndryshimet që parashikohen në Kodin e ri Penal

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës dhe njëherazi kryesuesi i grupit të punës për hartimin e Kodit të ri Penal, Arben Rakipi, ka zbuluar disa nga ndryshimet kryesore që pritet të sjellë ky draft, duke theksuar se për disa vepra penale do të aplikohet një trajtim më i lehtë nga drejtësia.

Gjatë fjalës së tij në tryezën e dytë teknike për prezantimin e draftit, Rakipi theksoi se një ndër risitë kryesore është lehtësimi i dënimit për shpërndarësit e drogës, në rastet kur ata bashkëpunojnë me drejtësinë.

“Shpërndarësit e rrugës, kur nuk është për përdorim vetjak, ne mendojmë që të mos penalizohen, me kushtin që të tregojnë se ku e kanë marrë drogën, pra burimin.” u shpreh Rakipi, duke shtuar se kjo vlen vetëm në raste të sasive të vogla, rreth 5 deri në 10 gramë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat