23.1 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeUncategorizedBraktisja e Mirdites

Braktisja e Mirdites

Gjergj Marku

Braktisja e Mirdites:

Dy familje me 7 femije, i iken keto dite Rreshenit!…

(Kjo foto shoqeruese eshte e vitit 2012. Qe nga ajo dite shume “ujera” kane rrjedhur ne Mirdite, bashke me “ujerat” edhe njerezit, duke u dyndur njehere e mire prej kendej.
Pak e nga pak do na marre malli per keto imazhe, sepse shifrat e largimeve jane vertete te frikshme. Pallatet, sheshet, shkollat, bulevardet, stolat do vazhdojne te boshatisen nga banoret e munguar, madje edhe te moshuar gjithnje e me pak po shihen ne stolat tradicionale.
Vetem keto 10 ditet e fundit, me kane bere me dije se disa familje kane ikur, e sidomos ajo qe me ka trondit, eshte largimi i dy familjeve qe kane jo pak femije, njera 3 e tjetra 4. Kete te fundit e njoh mire me shume admirim, i kishte femijet ne shkollat ketu ne Rreshen, te gjithe ekselente, dy prej tyre te perfshire ne aktivitete kulturore e sportive ne shkolla dhe ne skenat tona. Tashme ato nuk do te jene me ne Mirdite. E sa e sa te tjere, qe po i bashkohen “lumit te ikjes”!
Ajo qe eshte shqetesuese, lidhet me faktin se askush nuk ben nje analize, askush nuk mendon si do t’i veje halli ketij vendi, si mund te gjenden disa zgjidhje se paku per ta stopuar sadopak kete ikje me projekte zhvillimi apo ruajtjen e ekuilibrave sociale, por merren me meskinitete e kalkulime te rendomta politike. Duket sheshit qe sekush e ka mendjen tek nje rroge per vete apo te tarafit te vet, pa e kuptuar se me ikjen e njerezve prej ketij vendi, do fluturojne edhe rrogat. Heret apo vone, mbajeni mend!)

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat