Në shekullin XXI gruaja ende vritet: Heshtja është bashkëfajësi
Jemi në një epokë që e quan veten moderne, por realiteti i shumë grave është ende i errët. Ato dhunohen nëpërkëmben, përçmohen e madje vriten , shpesh nga ata që duhej t’i mbronin. Dhe kjo ndodh çdo ditë në shtëpi, në rrugë, në heshtje.
Dhuna ndaj grave nuk është thjesht statistikë , është një jetë e shuar, një ëndërr e copëtuar, një nënë e humbur, një bijë që nuk kthehet më në shtëpi. Në shumë raste drejtësia lë hapësirë për abuzuesin dhe jo për viktimën. Kjo është e papranueshme.
Shteti dhe shoqëria kanë detyrimin të mos heshtin. Dënimet për dhunuesit e vrasësit e grave duhet të jenë të ashpra, pa mëshirë dhe pa vonesa. Drejtësia duhet të jetë mburoja e gruas, jo një derë që mbyllet para saj.
Është koha të ndryshojmë rrënjësisht qasjen. Dhuna nuk është çështje familjare , është një krim. Gruaja nuk është pronë , është njeri. Barazia nuk është luks , është e drejtë.
Nëse duam të jemi një shoqëri që ecën përpara, duhet të fillojmë duke mbrojtur më të pambrojturat. Sepse çdo herë që një grua dhunohet dhe drejtësia hesht, ne të gjithë humbasim.
Prandaj në emër të cdo gruaje që nuk ka mundur të flase, Në emër të atyre që vuajnë në heshtje, Në emër të atyre u shuan para kohe.
Ne si media , si njërëz, si shoqëri nuk e kemi më luksin të heshtim.Cdo fjalë jonë, cdo faqe gazete, cdo mikrofon duhet të jetë një armë kundër dhunës, një mbrojtje për viktimat dhe një pasqyrë për realitetin.Kërkojmë nga drejtësia : të jetë e mënjëhershme, e fortë dhe e pandikuar
I drejtohemi të gjithëve : Prindërve, mësuesve, komunitetit- edukoni, veproni, mos qëndroni neutralë. Dhuna ndaj grave nuk është” punë e brendeshem”Është krim.
Heshtja ndaj saj është bashkëfajësi.Zëri ynë sot mund të shpëtojë një jetë nesër.
NGA VERA GJONAJ




