23.1 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeAktualitetVeriu tradhëtohet edhe nga të zgjedhurit e veht!

Veriu tradhëtohet edhe nga të zgjedhurit e veht!

Ura e Zogut mbyllet, Veriu mbyllet:
Rrënimi i heshtur i një kombi të tërë:

Ku janë deputetët e Veriut?
Ku janë drejtuesit vendorë?
Ku është qeveria?
Ku është opozita?
Ku është populli?

Të gjithë heshtin.
Të gjithë bëjnë sikur nuk e shohin dramën që po ndodh në mes të Shqipërisë së ashtuquajtur “europiane”:
Mbyllja përfundimtare e Urës së Zogut në Milot, një urë historike që dikur mbante mbi supe kombin e një vendi të tërë.
Sot? Një grackë betoni që po shembet.

Një urë që mbante peshën e një kombi:

E ndërtuar në vitin 1927 dhe vënë në funksion nga Mbret Zogu, kjo urë ishte për dekada të tëra e vetmja lidhje reale midis Tiranës dhe veriut të vendit:
Lezhës, Shkodrës, Kukësit e deri në Tropojë.
Me harqet e saj monumentale, ishte simbol i zhvillimit dhe përparimit, një pjesë e identitetit tonë kombëtar.
Sot është thjesht një kufomë betoni. Dhe askush nuk qan.

Autostrada s’mjafton, por kjo është ajo që duan:
Të na mbyllin në një korridor me tra:

Sot e gjithë rruga drejt veriut kalon vetëm nëpërmjet autostradës Milot–Thumanë dhe Rrugës së Kombit. Pra, rruga e vetme pa pagesë për qytetarët, është mbyllur!
• Te Thumana – tra pagesë.
• Te Kalimashi – tra pagesë.
• Diku tjetër – asnjë alternativë.

Kjo është rruga e planifikuar për veriun:
Ose paguaj, ose mos lëviz!
Dikur Veriu ishte i lirë të udhëtonte, të tregtonte, të lëvizte për në spital, shkollë, punë, tokë.
Sot është burgosur me barriera, tra dhe rrugë të mbyllura.
A e kuptoni sa poshtë jemi katandisur?

Nuk është thjesht një urë, është një program për izolim:

Kjo nuk është rastësi.
Ky është një plan i heshtur për ta zhveshur veriun nga historia, nga funksioni dhe nga njerëzit.
• Asnjë projekt restaurimi.
• Asnjë rrugë dytësore e mirëmbajtur.
• Asnjë investim në zonat përreth.
• Asnjë protestë nga deputetët që vetëm shesin llafe në televizione.
• Asnjë fjalë nga drejtuesit vendorë që janë kthyer në kukulla të përkëdhelura të pushtetit.

Dhe më e dhimbshmja:
Heshtja e popullit!

Ku është Veriu që dikur ngrihej për një rrugë, për një padrejtësi, për një premtim të shkelur?
Sot heshtet. Sot pranohet çdo poshtërim me kokë ulur.
Sot nuk kemi më as protestë, as revoltë.
Kemi vetëm durim të verbër, që shkon drejt vetëshkatërrimit.

Sot u mbyll Ura e Zogut:
Nesër do mbyllet shkolla, spitali, qyteti yt:

Mos e mendoni si një çështje teknike.
Kjo është një kambanë alarmin për fundin e çdo gjëje që quhet Shqipëri funksionale.
Kur një vend lejon që një urë historike dhe funksionale të shkatërrohet, atëherë ky vend nuk meriton më as histori, as të ardhme.
Nëse populli nuk ngrihet për një simbol si kjo, atëherë do të lejojë gjithçka të shembet.

Thirrje për veprim:
Tani ose kurrë!

• Deputetët e Veriut, nëse jeni ende njerëz me ndërgjegje:
Dilni, flisni, protestoni!
• Drejtues vendorë:
Nuk jeni thjesht zbukurime në zyra – keni detyrime ndaj qytetarëve!
• Qeveri e opozitë:
Boll tallje me Veriun! Boll pagesa e propaganda.
Ne duam dinjitet dhe funksion.
• Popull i Veriut:
Mos hesht më!
Mos rri më në kafene duke sharë në heshtje.
Ngrihu për të mbrojtur historinë, për të mbrojtur dinjitetin, për të mbrojtur vetveten!

Ura e Zogut nuk është vetëm një objekt i rrënuar.
Është provë gjaku për ata që heshtin.
Është simboli i fundit i një kombi që rrëshqet drejt harresës.
Dhe nëse nuk bëjmë zë tani, nesër nuk do të kemi më as urë, as rrugë, as dinjitet, as Shqipëri.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat