Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Uncategorized

79 Results / Page 4 of 9

Uncategorized

” Para dilemës së përjetshme të dashurisë së gabuar.”

….U kthye vonë nga puna, hodhi çantën në shtrat dhe ra përmbys me duart hapur. Çudi atë mbasdite rastësisht u ndesh me të pas kaq e kaq vitesh.E kishte harruar prej kohësh. E kishte fshirë nga kujtesa imazhin e tij, kur befas atë mbasdite ai takim i beftë, i prishi monotoninë e ditëve të saj të zakonshme. Sa kujtime, sa nostalgji.E dinte se gjithmonë para tij, ajo ishte e dobët, […]

todayAugust 3, 2025 3

Uncategorized

Lajm i mirë për diabetikët:

Për herë të parë, shkencëtarët në Kinë kanë arritur të trajtojnë me sukses diabetin e tipit 1 te një grua 25-vjeçare duke përdorur terapi eksperimentale me qeliza burimore. Qelizat e saj dhjamore u morën nga trupi, u rikthyen në një gjendje të quajtur “pluripotente”, që do të thotë se mund të shndërrohen në çdo lloj qelize të trupit, dhe më pas u programuan për t’u kthyer në qeliza që prodhojnë […]

todayJuly 17, 2025 2

Uncategorized

Nga Kryeministër i Shqipërisë në Pastrues Banjash në Elbasan!

Shumë elbasanas të vjetër e mbajnë mend një plak të gjatë, të heshtur, me çizme llastiku jeshile që pastronte banjat publike të qytetit pranë markatës. Shumë pak prej tyre e dinin se ai burrë, që i kalonte ditët në erën e rëndë të fekaleve, kishte qenë dikur Kryeministër i Shqipërisë. Ai ishte Ibrahim Biçakçiu, një emër që sot pak përmendet në librat e historisë, por që mbart një jetë të […]

todayJuly 4, 2025 1

Uncategorized

Po të kishin fituar serbët përballë osmanëve, sot nuk do flisnim shqip.

Shpesh dëgjoj nga ndonjë romantik i shkëputur nga realiteti: "Sikur të mos kishin ardhur osmanët". Po sikur serbët ta kishin mundur Perandorinë Osmane, a e dini kush do ta pësonte i pari? Arbërit, sepse gjuha e tyre ishte e ndaluar me Kodin e Dushanit. Jo për ndonjë mëkat të madh, por thjesht sepse nuk ishim të organizuar, s’kishim mbretëri, princ me kurorë, kishë tonën si sllavët, alfabet, e as bashkim […]

todayJune 28, 2025

Uncategorized

SHURLA E BRASHTËS – “GURRA QIELLORE NË ZEMËR TË SHKAMIT:

SHURLA E BRASHTËS – "GURRA QIELLORE NË ZEMËR TË SHKAMBIT" (Prozë poetike për natyrën)Në nji skutë të thellë të Shoshit, nën hijen e maleve të egra të Dukagjinit, rrjedhë nji mrekulli natyre që populli e quen Shurla e Brashtës. Kjo fjalë vjen prej foljes “me shurlue”, që në gegnisht do me thanë nji rrjedhje e furishme, shpërthyese, e ujit që del drejt, si shul, prej shkëmbit, me nji zhurmë të […]

todayJune 23, 2025 2

Uncategorized

GJON KASTRIOTI I RI NUK LA AS NJË FILIZ DJALOSHARE TRASHËGIMTARË

Djali i Skënderbeut quhej Gjon Kastrioti i Ri (italisht: Giovanni Castriota). Ai ishte i vetmi djalë i njohur i Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) dhe i Donikë Arianitit. Gjon Kastrioti i Ri nuk pati trashëgimtarë meshkuj të njohur, pra linja mashkullore e Skënderbeut përfundoi me të. Pas vdekjes së Skënderbeut më 1468, Donika dhe djali i tij, Gjoni, u zhvendosën në Itali (në mbretërinë e Napolit). Gjoni u bë princ i San […]

todayJune 12, 2025

Uncategorized

147 VJETORI I LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT – NGJARJE MADHORE QË VURI NË BINARËT HISTORIK PAVARËSINË KOMBËTARE:

Paqja e Shën Stefanit dhe realitetet e krijuara prej saj, të cilat më së shumti qëllonin Shqiptarët dhe interesat e tyre, shtruan nevojën për një veprim të përbashkët të të gjitha forcave shqiptare, pavarësisht bindjeve dhe qëndrimeve që kishin rreth të ardhmes së Perandorisë Osmane, në mënyrë që përfundimisht të faktorizoheshin sa në raport ndaj Perandorisë Osmane dhe karshi faktorit ndërkombëtar të vendosjes. Në këtë gjendje, Shqiptarët kishin përpara disa […]

todayJune 10, 2025 1

Uncategorized

Perandoria osmane bashkëpunonte me Serbinë që të zbrazëshin tokat tona:

Perandoria osmane bashkëpunonte me Serbinë që të zbrazëshin tokat tona Perandorisë Otomane i lejohej tregtia me skllevër dhe atë me skllevër të bardhë, nga vendet e ndryshme. Që nga koha kur shkelën në tokat tona, pra qe 622 vjet, e filluan bartjen e shqiptarëve nëpër vendet e ndryshme të Perandorisë Anadollake, në Azi. Shënimet e sakta për fatkeqësitë e shpërnguljeve, bartjen dhe shpopullimin e tokave tona janë pas Konferencës së […]

todayJune 9, 2025 2

Uncategorized

Sëmundje shqiptarësh:

Ata luftuan politiksh bashkë dhe fituan zgjedhjet. Ata i kishin dedikuar njëri-tjetrit vlerësimet më madhështore, si sipërmarrës dhe politikan. Ata ishin një! Dhe Mask udhëhoqi reformën e madhe të shkurtimeve buxhetore të administratës. Megjithë këtë, shumë mendonin se dyshja më e famshme në Uashington një ditë do të ndahej. Por askush nuk mendonte kaq shpejt. Elon Mask dhe Donald Tramp nuk janë më miq, por i kanë shpallur luftë të […]

todayJune 6, 2025 5