Uncategorized

Lajm i mirë për diabetikët:

todayJuly 17, 2025 1

Background
share close

Për herë të parë, shkencëtarët në Kinë kanë arritur të trajtojnë me sukses diabetin e tipit 1 te një grua 25-vjeçare duke përdorur terapi eksperimentale me qeliza burimore. Qelizat e saj dhjamore u morën nga trupi, u rikthyen në një gjendje të quajtur “pluripotente”, që do të thotë se mund të shndërrohen në çdo lloj qelize të trupit, dhe më pas u programuan për t’u kthyer në qeliza që prodhojnë insulinë, ashtu si ato që ndodhen zakonisht në pankreasin e shëndetshëm.

Këto qeliza u transplantuan në zonën e barkut, konkretisht nën muskujt abdominalë, ku u vendosën për të prodhuar insulinë natyrshëm.

Brenda 75 ditësh nga ndërhyrja, pacientja filloi të prodhonte insulinë vetë dhe ka qëndruar pa injeksione për më shumë se një vit.

Përparësia e kësaj metode është se përdor qeliza nga vetë pacienti, çka ul ndjeshëm rrezikun e refuzimit nga sistemi imunitar.

Megjithatë, kjo terapi mbetet ende eksperimentale dhe është testuar vetëm në tre pacientë deri tani. Ajo konsiderohet një hap shumë premtues drejt një kure të mundshme afatgjatë për miliona njerëz në mbarë botën që vuajnë nga diabeti i tipit 1.

Written by: Window.Al

Rate it