Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Histori

62 Results / Page 6 of 7

Histori

Greqia Moderne: Një komb i ndërtuar mbi mite:

Greqia është djepi i demokracisë, por, nëse bota ka mësuar diçka së fundmi, është që kjo metaforë është në kohën për të bërë një pyetje të rëndësishme për propozimin e Kryeministrit George Papandreou për referendum mbi paketën e shpëtimit të vendit. As Plato dhe Aristoteli nuk do të kishin miratuar shkatërrimin e demokracisë. Ata e përkufizonin demokracinë si “qeverisje nga turmat”. Por historia moderne e Greqisë mund të na ndihmojë […]

todaySeptember 9, 2025 3

Histori

”Pse ia sharrojmë vetes degët që kemi nën këmbë. Me fustanellën tonë krenohen fqinjët duke e quajtur pjesë të etnografisë së tyre kombëtare.

Pse duhej te vdiste Aristidh Kola në Greqi? Nga Fahri Xharra Sepse “Arvanitete të këndonin Gluhenë të mos harromi” -nuk lejohet.. Nuk guxon të jeshë arbëror dhe nëse je autor i veprave “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, “Gjuha e perëndive”, “Deklarata e Bashkimit Arvanitas”, “Fjalori korregjues i fjalëve arvanite”, “Fjalori krahasues i gjuhës shqipe”, “Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit”, “Kënga e mercenarëve, prejardhja e grekëve”, “Mithi dhe e […]

todaySeptember 4, 2025 2

Histori

E ÇUDITËSHME PYETJA E FARHRI XHARRËS!

A është gjallë Çlirim Xhunga, studjuesi me themel i gjuhes shqipe ? Interesant, që nga viti 2014 nuk i dëgjohet zëri,por askund nuk ka shenime qe ka vdekur apo është vrarë. Fahri Xharra Studiues gjuhësie: Është aktiv online përmes blogjeve si Clirim Xhunga – My Writings in the Albanian Press, ku trajton debate mbi origjinën dhe historinë e gjuhës shqipe .• Çështje të teorisë gjuhësore: Njihet për teorinë që shqipja […]

todaySeptember 2, 2025 3

Histori

Pse heshtet mbi trashëgiminë tonë ilire?

Në çdo zbulim arkeologjik që bëhet në trevat tona, njoftimet zyrtare pothuajse gjithmonë e etiketojnë atë si romak, grek, bizantin apo sllav. Asnjëherë nuk shënohet me bindje se kemi të bëjmë me trashëgimi ilire, edhe pse këto troje kanë qenë dhe mbeten zemra e botës ilire. Shembulli i fundit është varri monumental i zbuluar në Strikcan të Bulqizës, një gjetje me përmasa të mëdha dhe me rëndësi të veçantë arkeologjike. […]

todaySeptember 2, 2025 3

Histori

1 Shtator 1939 .. Dita që ndryshoi botën!

86 vite më parë, Gjermania naziste pushtoi Poloninë, duke ndezur shkëndijën e tragjedisë më të madhe të shekullit XX ,Luftës së Dytë Botërore. Ky ishte momenti kur ambiciet e një diktatori u përplasën me lirinë e kombeve, duke zhytur njerëzimin në një errësirë gjakderdhjeje, terrori dhe shkatërrimi. Lufta që nisi atë mëngjes shtatori zgjati deri në vitin 1945 dhe mori jetën e mbi 60 milionë njerëzve, ushtarë, gra, burra, fëmijë… […]

todaySeptember 1, 2025 2

Histori

E VERTETA QË NUK MUNDET TË FSHIHET:

Historia e shqiptarëve është histori e plagëve, gjakut dhe heshtjeve të detyruara. Për shekuj të tërë, pushtuesit u munduan të fshinin kujtesën tonë, të mohonin rrënjët tona, të na paraqisnin si ardhacakë aty ku ishim të parët.Djegën libra, ndaluan gjuhën, shtypën mendimin e lirë. Por edhe më e rënda: e shtrinë dorën e tyre te tradhtarët tanë, ata që fsheheshin pas emrit shqiptar ndërsa shërbenin si spiunë, gjakpirës dhe përgjuas […]

todaySeptember 1, 2025 3

Histori

LLAPJANI AZIZ BLAKÇORI – NJË EMËR ZEMËRSHQIPTARI QË U BË LEGJENDË:

Nga zemra e Llapit deri në zemër të metropolit gjerman - Berlinit, shtrihet rruga e lavdishme e një figure që e tejkalon kohën dhe hapësirën: Aziz Blakçori, ky shqiptari shpirtmadh i komunës së Podujevës (Besianës), i cili prej dekadash jeton në Gjermani, por zemrën e mendjen i ka mbajtur gjithmonë në atdhe.Që nga rinia e hershme, ai u shqua për trimërinë, guximin, patriotizmin dhe shpirtin e tij human, duke u […]

todayAugust 23, 2025 3

Histori

Më ka lidhur në murin mbas dere, m´i lidhi duart me tel, m´i ngriti lart dhe telin e hodhi mbrapa. S´kisha mundësi me lëvizë. Sa herë u hapte dera, më ndeshte e përplasej mbi mua, që isha e lidhur.

ANA DAJA:DËSHMI E GJALLË E KRIMEVE TË KOMUNIZMIT NË SHKODËR( Lexoni dhe rënqethuni. Asnjë kriminel nuk u dënua. Ali Xhunga dhe tërë kopeja e kriminelëve të diktaturës:Ana Daja, ish gjimnaziste 18 vjeçare tregon: hetuesi 🔻Ali Xhunga më futi një copë leckë në gojë, duart m’i lidhi mbrapa dhe më shtriu në çimento….dhe më vuni telat e korrentit…” 🔻 ___ Zonja Ana Daja është një grua që gëzon një shëndet të […]

todayAugust 17, 2025 1

Histori

Përurohet shtatorja e dom Mikel Beltojës, meshtari i fundit i pushkatuar nga regjimi komunist:

Në fshatin Beltojë, vetëm pak kilometra larg qytetit të Shkodrës, është përuruar shtatorja e një prej bijve më të shquar të këtij vendi, martirit të Kishës Katolike, dom Mikel Beltoja, meshtari i fundit i pushkatuar nga regjimi komunist. Në ceremoninë e përurimit, përfaqësuesit e lartë të klerit katolik në Shqipëri e vlerësuan figurën e dom Mikelit si një pasuri të madhe historike, kombëtare, kishtare dhe shpirtërore. Ata theksuan se, edhe […]

todayAugust 12, 2025 3