17.9 C
Albania
Thursday, April 16, 2026
Google search engine
HomeHistoriLLAPJANI AZIZ BLAKÇORI - NJË EMËR ZEMËRSHQIPTARI QË U BË LEGJENDË:

LLAPJANI AZIZ BLAKÇORI – NJË EMËR ZEMËRSHQIPTARI QË U BË LEGJENDË:

Nga zemra e Llapit deri në zemër të metropolit gjerman – Berlinit, shtrihet rruga e lavdishme e një figure që e tejkalon kohën dhe hapësirën: Aziz Blakçori, ky shqiptari shpirtmadh i komunës së Podujevës (Besianës), i cili prej dekadash jeton në Gjermani, por zemrën e mendjen i ka mbajtur gjithmonë në atdhe.
Që nga rinia e hershme, ai u shqua për trimërinë, guximin, patriotizmin dhe shpirtin e tij human, duke u bërë shembull i gjallë i krenarisë shqiptare. Karizma e tij ka imponuar respekt për dekada të tëra, jo vetëm në mesin e shqiptarëve, por edhe në mesin e komuniteteve të tjera etnike në Berlin.
Emri i tij është kthyer në mit, ndërsa figura e tij në legjendë. Kujtohen ende ngjarjet e viteve ‘80 në Prishtinë, kur ai, përballë dhunës serbo-jugosllave, u ngrit në mbrojtje të shqiptarëve të pafajshëm. Dëshmitarët në Hotelin “Grand” tregojnë se si grushti i tij i fortë rrëzoi komandirin serb të policisë. Një akt ky burrëror që i dha zë e famë të pashlyeshme në Llap, Gollak e më gjerë në Kosovë.
Në Berlin, ndërsa, ai u bë mburoja e mërgatës shqiptare. Në qendrat Kuddam dhe Alexanderplatz, aty ku gravitojnë qindra kombësi, emri i Azizit është sinonim i respektit. Madje edhe grupet më të rrezikshme mafioze kanë pranuar autoritetin e tij, duke mos guxuar kurrë të prekin ose ngrejnë dorën e dhunës mbi shqiptarët në praninë ose në hijen e tij.
Por legjenda e Aziz Blakçorit nuk mbështetet vetëm në guxim e trimëri. Ai është një zemër e madhe, gjithmonë gati për të ndihmuar shqiptarët në çdo kohë e rrethanë. Ai i ka hapur prore dyert e tij për çdo mërgimtar të ri, i ka organizuar shqiptarët për të mbledhur fonde për shërimin e të sëmurëve dhe për t’u ardhur në ndihmë familjeve në ditët më të rënda të pikëllimit. Çdo kufomë që duhej kthyer në atdhe, çdo nevojë që duhej plotësuar, e ka gjetur në Azizin dhe rreth tij një krah të sigurt e të fuqishëm mbështetës.
Në fushën e patriotizmit, ai ka qenë gjithmonë në vijën e parë të çdo proteste e demonstratë shqiptare, gjithmonë kujdestar i rendit dhe zë i arsyes. Gjatë luftërave shqiptaro-sllave, ndihma e tij ka qenë përmasash kapitale, e shumëfishtë dhe jetike.
Edhe në besimin e tij fetar ai është shembull. Si mysliman i devotshëm, Azizi ka respektuar gjithmonë rregullat e fesë, duke agjëruar çdo Ramazan me familjen në Podujevë dhe duke u lutur për familjen, për shoqërinë, për gjithë shqiptarët dhe për mbarë njerëzimin, pa dallim.
Si dje, ashtu edhe sot, shqiptarët mërgimtarë nga të gjitha trojet etnike: nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi e Çamëria, të njëzëri e respektojnë këtë figurë madhore.
Ne e respektojmë dhe çmojmë këtë figurë për arsyet që i përmenda më sipër, por mbi të gjitha edhe për faktin që Aziz Blakçori kurrë e përjetë nuk e ka keqpërdorur forcën dhe trimërinë e tij në dëm të shqiptarëve apo të njerëzve të etnive tjera. Përkundrazi, ai prore ka qenë në shërbim e ndihmesë të pakursyer për ta. Vetëm një “të keqe” e ka (😃): ai ka qenë dhe është i pakompromis, i pamëshirshmëm ndaj tradhtarëve, spiunëve, munafikëve (myzevirëve: hipokritëve) dhe kriminelëve maskarenjë e bastardë të cilët e ngrejnë dorën e dhunës mbi të pafajshmit, të pafuqishmit e “të ngratët”. Azizi këta tipa nuk i ka falur kurrë dhe ka intervenuar me dinjitet, ktenari e guxim në parandalimin e dhunës, persekutimit e brutalitetit të tyre.
Përfundimisht, llapjani zemërmadh Aziz Blakçori nuk është thjesht vetëm një emër, por ai është personalitet i një epoke: një legjendë e gjallë e shqiptarëve në mërgatë, që është shndërruar në figurë mitike të guximit, trimërisë dhe të zemrës së pastërt arbërore, gjithëshqiptare.

Me shumë respekt dhe konsideratë të lartë atdhetare për këtë burrë të madh LLAPJAN!

Zekerija Idrizi
Berlin / Shkup

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat