16.7 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeHistoriE VERTETA QË NUK MUNDET TË FSHIHET:

E VERTETA QË NUK MUNDET TË FSHIHET:

Historia e shqiptarëve është histori e plagëve, gjakut dhe heshtjeve të detyruara. Për shekuj të tërë, pushtuesit u munduan të fshinin kujtesën tonë, të mohonin rrënjët tona, të na paraqisnin si ardhacakë aty ku ishim të parët.
Djegën libra, ndaluan gjuhën, shtypën mendimin e lirë. Por edhe më e rënda: e shtrinë dorën e tyre te tradhtarët tanë, ata që fsheheshin pas emrit shqiptar ndërsa shërbenin si spiunë, gjakpirës dhe përgjuas të bijve më të mirë të kombit.
Shumë të mëdhenj që guxuan të thonë të vërtetën u burgosën, u dënuan, u varrosën në heshtje. Shumë figura të shquara u quajtën “rebelë”, “armikë” apo “të rrezikshëm”, vetëm pse deshën të ruanin gjuhën, flamurin dhe nderin e kombit.
Por e vërteta nuk shuhet.
Ajo nuk digjet, nuk shlyhet, nuk zhduket.
Ajo qëndron si një zjarr i fshehur nën hi, dhe pret ditën që të ndizet sërish.
Shqiptarët nuk janë ardhur nga askund – shqiptarët janë rrënja. Rrënja e lashtë e Ballkanit dhe më gjerë. Këtë e kanë thënë me dhjetëra studiues dhe historianë të huaj, por zëri i tyre u mbulua nga propaganda e pushtuesve dhe nga tradhtia e shërbëtorëve të tyre vendas.
Sot, është koha që zëri ynë të mos heshtë më.
Është koha të çlirojmë kujtesën tonë nga pluhuri i mashtrimeve dhe të tregojmë të pathënat që u fshehën me dhunë.
Është koha të denoncojmë ata që shitën nderin për pushtet dhe për interesa të huaja.
Sepse populli që nuk njeh të vërtetën e vet, nuk mund të ndërtojë të ardhmen.
Dhe populli që nuk guxon të thotë të pathënat, mbetet peng i plagëve të së shkuarës.
E vërteta është kjo:
Ne jemi këtu prej mijëra vitesh.
Jemi bij të një gjuhe të lashtë që s’u përkul kurrë.
Jemi gjaku që nuk shuhet, edhe kur derdhet.
Jemi shpirti që nuk vdes, edhe kur heshtet.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat