Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Botë

232 Results / Page 2 of 26

Botë

Gjermania blen raketat amerikane “Tomahawk” – Berlini merr një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të dekadave të fundit:

Gjermania ka ndërmarrë një hap historik në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, duke vendosur të blejë raketat amerikane me rreze të mesme veprimi të tipit “Tomahawk”, një nga sistemet më të avancuara të sulmit me precizion në botë. Lajmi u bë publik nga kancelari gjerman Friedrich Merz gjatë deklaratës së tij qeveritare në Bundestag, ku ai theksoi se ky vendim është pjesë e një strategjie të re për forcimin […]

todayJuly 9, 2026 13

Botë

Burgim i përjetshëm për mjekun paliativ në Gjermani – shpallet fajtor për vrasjen e 15 pacientëve, ndërsa hetohen edhe dhjetëra viktima të tjera!

Një nga skandalet më të rënda dhe më tronditëse në historinë e sistemit shëndetësor gjerman ka marrë vendimin e parë përfundimtar në gjykatë. Gjykata Rajonale e Berlinit ka dënuar me burgim të përjetshëm mjekun paliativ 41-vjeçar, Johannes M., pasi e shpalli fajtor për vrasjen e 15 pacientëve të sëmurë rëndë, të cilët ishin nën kujdesin e tij mjekësor. Vendimi është cilësuar si një nga më të rëndët e viteve të […]

todayJuly 8, 2026 25

Botë

Siberia është parë gjithmonë si hapësira ku siguria e Rusisë arrin formën e saj më absolute.

Ajo ka qenë thellësia strategjike e shtetit rus, vendi ku armiku nuk mund të mbërrinte kurrë. As mongolët e Xhengis Khan-it, të cilët shkatërruan Rusinë e Kievit, nuk depërtuan deri në Siberi. Ata arritën deri te muret e Vjenës, shkelen fushat e Polonisë, depërtuan në brigjet e Adriatikut, duke shkretuar qytetet arbërore, si Shasin, por jo edhe në Siberi. As Napoleon Bonaparti, i cili hyri në Moskë pas gjakderdhjes së […]

todayJuly 8, 2026 11

Botë

🔴 Rikthehet papritur Ahmadinejad, dalja në funeralin e Khameneit rrëzon zërat për vdekjen e tij

Paraqitja publike e ish-presidentit iranian Mahmoud Ahmadinejad në ceremoninë mortore të liderit suprem të vrarë, Ali Khamenei, ka shkaktuar jehonë të madhe brenda dhe jashtë Iranit, duke i dhënë fund një vale të gjatë spekulimesh mbi fatin e tij. Dalja e tij në Teheran konsiderohet një nga momentet më të komentuara të ditëve të fundit, pasi për muaj me radhë në rrjetet sociale dhe në disa raportime jozyrtare ishte përhapur […]

todayJuly 7, 2026 15

Botë

Pse po ikin punëtorët e huaj nga Gjermania?

Një studim interesant…Shumë punëtorë po vijnë në Gjermani nga vende të ndrshme, por shumë po largohen prapë. Po pse?Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë të kualifikuar nga vendet e tjera, sepse në Gjermani aktualisht janë gati 700.000 vende të lira pune, ku në masë të madhe kërkohen kualifikime. Por një studim i ri tregon se shumë prej atyre që po vijnë në Gjermani, po e braktisin prapë vendin pas vetëm […]

todayJuly 6, 2026 26

Botë

Partia e ekstremit të djathtë politik, AfD konfirmon drejtuesit e saj!

Në kongresin e mbajtur në Erfurt, partia AfD rizgjodhi Alice Weidel bashkëkryetare me 81,3% të votave të delegatëve, duke rritur mbështetjen krahasuar me dy vite më parë. Ndërsa basbkëkryetari Tino Chrupalla, i cili drejton partinë prej shtatë vitesh, mori 70,05% të votave – një rezultat dukshëm më të dobët se në kongresin e kaluar. Të dy drejtuesit shfrytëzuan fjalimet e tyre për të theksuar ambicien politike të AfD-së. Weidel tha […]

todayJuly 4, 2026 10

Botë

TRONDITET DEBATI NË SHBA! Gjykata Supreme përballë Trumpit – Vendimi që prek miliona emigrantë, mes tyre edhe mijëra shqiptarë!

Washington, SHBA – Një nga betejat më të mëdha juridike dhe politike të viteve të fundit në Shtetet e Bashkuara ka hyrë në një fazë vendimtare. Gjykata Supreme ka marrë një vendim me ndikim të jashtëzakonshëm në çështjen e shtetësisë sipas lindjes, një temë që ka dominuar debatin amerikan mbi emigracionin dhe që prek drejtpërdrejt miliona emigrantë nga e gjithë bota, përfshirë edhe komunitetin shqiptar. Për shqiptarët që jetojnë, punojnë […]

todayJune 30, 2026 27

Botë

E pranon Putin: Rusia po përballet me probleme në luftën në Ukrainë:

Duke folur për televizionin shtetëror rus të dielën, presidenti rus pranoi për herë të parë se sulmet ukrainase ndaj infrastrukturës energjetike po ndikojnë në furnizimin vendase me karburant. "Sigurisht, ato krijojnë probleme, kjo është e qartë", tha Putin. "Tani për tani po vërejmë një mungesë të caktuar, por nuk është kritike." Putin deklaroi se Moska do të përpiqet të lehtësojë mungesat duke rritur importet e karburantit, ndërsa dyfishon përpjekjet për […]

todayJune 30, 2026 18

Botë

Autori i dyshuar i masakrës: Gjerman me origjinë turke!

Gjerman me origjinë turke dyshohet të jetë autori i tragjedisë së rëndë sot në qytetin Stade të Gjermanisë, ku kanë mbetur të vdekur gjashtë persona dhe janë plagosur disa të tjerë. Këto të dhëna i ka kumtuar sonte policia gjermane. Policia kumtoi se 45-vjeçari dyshohet për vrasje për shkak të mosmarrëveshjeve familjare rreth të drejtës së kujdestarisë për fëmjë. Vrasja ka ndodhur në Qendrën sociale për Nëna dhe Fëmijë. Në […]

todayJune 29, 2026 16