Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Botë

🔴 Rikthehet papritur Ahmadinejad, dalja në funeralin e Khameneit rrëzon zërat për vdekjen e tij

todayJuly 7, 2026 6

Background
share close

Paraqitja publike e ish-presidentit iranian Mahmoud Ahmadinejad në ceremoninë mortore të liderit suprem të vrarë, Ali Khamenei, ka shkaktuar jehonë të madhe brenda dhe jashtë Iranit, duke i dhënë fund një vale të gjatë spekulimesh mbi fatin e tij. Dalja e tij në Teheran konsiderohet një nga momentet më të komentuara të ditëve të fundit, pasi për muaj me radhë në rrjetet sociale dhe në disa raportime jozyrtare ishte përhapur pretendimi se Ahmadinejad kishte humbur jetën gjatë sulmeve raketore që goditën territorin iranian. Megjithatë, prania e tij në ceremoninë shtetërore rrëzoi përfundimisht këto zëra dhe konfirmoi se ish-presidenti është gjallë.

Ahmadinejad u pa duke marrë pjesë në procesionin mortor të organizuar në kryeqytetin iranian, ku mijëra pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe miliona qytetarë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit Ali Khameneit. Kjo ishte paraqitja e tij e parë publike që nga fillimi i luftës, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe analistëve politikë.

Ceremonia mortore u shndërrua në një demonstrim të madh force nga autoritetet iraniane. Rrugët e Teheranit u mbushën me turma të mëdha njerëzish, flamuj kombëtarë dhe pankarta, ndërsa dëgjoheshin vazhdimisht thirrje patriotike dhe slogane që kërkonin hakmarrje ndaj atyre që Teherani i konsideron përgjegjës për vrasjen e liderit suprem. Atmosfera ishte e ngarkuar emocionalisht dhe e shoqëruar me masa të jashtëzakonshme sigurie.

Megjithatë, po aq sa prania e Ahmadinejadit, vëmendje tërhoqi edhe mungesa e dy ish-presidentëve të tjerë të Republikës Islamike, Mohammad Khatami dhe Hassan Rouhani. Asnjëri prej tyre nuk u pa në ceremoni, duke nxitur diskutime të shumta në opinionin publik dhe në qarqet politike iraniane. Edhe pse autoritetet nuk dhanë asnjë shpjegim zyrtar për mungesën e tyre, analistët e lidhin këtë me ndarjet e thella politike që ekzistojnë prej vitesh mes fraksioneve konservatore dhe reformiste në Iran.

Mahmoud Ahmadinejad, i cili drejtoi Iranin nga viti 2005 deri në vitin 2013, mbetet një nga figurat më kontraverse të politikës iraniane. Gjatë presidencës së tij ai u bë i njohur për retorikën e ashpër kundër Perëndimit, programin bërthamor iranian dhe përplasjet me komunitetin ndërkombëtar. Në vitet e fundit ai kishte mbajtur një profil më të ulët politik dhe daljet e tij publike ishin bërë gjithnjë e më të rralla, çka kishte ushqyer edhe më shumë spekulimet mbi vendndodhjen dhe gjendjen e tij.

Funerali i Ali Khameneit shënon një moment historik për Iranin, pasi vendi përballet me një periudhë jashtëzakonisht të ndjeshme politike dhe të sigurisë. Përveç dhimbjes për humbjen e liderit suprem, ceremonia u përdor edhe si një mesazh uniteti kombëtar dhe vendosmërie përballë tensioneve rajonale, ndërsa autoritetet iraniane kanë paralajmëruar se do të vijojnë të kërkojnë përgjegjësi për atentatin që tronditi vendin. Në këtë kontekst, rikthimi publik i Mahmoud Ahmadinejadit është interpretuar si një zhvillim me peshë simbolike, që i shton edhe më shumë interesin dhe pasigurinë rreth dinamikave të ardhshme të politikës iraniane.

Written by: WindowRadio.de

Rate it