Kam për të të dashur:
Kanë për t’u tharë gjethet prej lisit të shpresës,do të bien një nga një si kujtime të lodhura,e unë prapë kam për të të dashur: Kanë për t’u avulluar ujërat e Ujëvarës së Niagarës,do të mbetet vetëm një jehonë e zbrazët e madhështisë së dikurshme,e unë kam për të të dashur: Kanë për t’u kthyer duarbosh fëmijët nga fushat e ëndrrave të tyre,me sytë plot pyetje dhe zemrën bosh,e unë […]