18 C
Albania
Sunday, April 19, 2026
Google search engine
HomeOpinionTomor Alizoti është i fajshëm:

Tomor Alizoti është i fajshëm:

Po pra, fajin e ka Tomor Alizoti.

Padiskutim që fajin e ka ai.

Se s’donte të merrej me drogë.
S’donte të bëhej kapo, të qarkullonte me makina luksi, me xhama të zinj, me njerëz të zinj.
Ai deshi të qarkullonte me ide. Me libra. Me fjalë. Me dinjitet.

Epo ja, ky ishte gabimi i tij fatal. Si guxon ai xhanëm të jetë intelektual?

Se në këtë vend, kur zgjedh të jesh njeri i ndershëm, je i pa’aftë. Kur zgjedh të mos bëhesh si ata, të fajësojnë pse s’u bëre si ata.

Elbasani?
Votoi për njeriun që banditët donin në kuvënd , banditi i cili i vetmi libër që ka shfletuar, është tufa me euro.
Edhe do e munde Tomor Alizoti që shkruan libra ???

Dhe pastaj na pyesin me ironi: “Po pse humbi Alizoti, Elbasanin?”

Sepse Alizoti nuk dinte të bënte pazar me krimin.
Nuk dinte të kërcënonte komisionerë.
Nuk dinte të jepte lekë nga foristradat me xhama të zinj.
Ai dinte të arsyetonte.

Ah ky po , gabim i madh.

Sepse në këtë vend, për të fituar duhet të dish të bësh krim, jo të bësh libra.
Të hash darka me banditë, jo të diskutosh me argumente e ide.

Tomor Alizoti humbi si drejtues qarku.
Por, më falni, kush fitoi?

Fitore quhet ajo kur një qytet, i mbytur në varfëri, voton për njerëzit që e mbajnë të mbytur?

Apo quhet vetëvrasje me duar që tundin flamurin?

Tomor Alizoti humbi, sepse ishte shumë i vërtetë për një vend që zgjedh mashtrimin.
Shumë i pastër për një sistem që të do të përlyer.
Shumë qytetar për një realitet ku qytetaria është përqeshje.

Në fund të fundit… nuk është çudi.
Ky është vendi ku, kur vjen dikush me mend në kokë, njerëzit tundin kokën:
“S’bën ky për politikë. Është shumë i ndershëm.”

Po pra. Fajin e ka Alizoti.
Që nuk u bë si ata.
Që nuk pranoi të ishte një “fitues” si ata që u ngjitën me krimin dhe bien bashkë me të.

Në fund fare, humbi ai që nuk pranoi të bëhej pjesë e lojës banditëve. Por mos u shqetësoni, loja do hajë lojtarët vetë. Alizoti s’është as lodër, as lojtar. 😉

Na fal, Tomor Alizoti , po nuk na duheshe se s’ishe bandit.

Erneda Kodra

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat