Ju kujtoni se qeveris Rama
Jo
Mendoni se ai është KM
Jo
Mendoni se është shefi i mazhorancës
Jo
Mendoni se kontrollon çdo pushtet
Jo
Mendoni se kontrollon edhe drejtësinë
Jo
Mendoni se bën zgjedhje
Jo
Mendoni se lejon votë të lirë
Jo
Mendoni se bën listat
Jo
Mendoni se kontrollon edhe të huajt, diplomatë e laraxhinj të BE
Jo
Mendoni se është sulltani i ri
Jo
Mendoni se nuk rrëzohet
Jo
Mendoni se ai vendos për kullat
Jo
Mendoni se ai vendos për bregdetin
Jo
Mendoni se është përfaqësues i të majtëve
Jo
Mendoni se është normal
Jo
U bërtet vajzurinave e grave të nënshtruara nga mandatet që u fal
Po
Ai është ushkur-këputur.
Pas zgjedhjeve të 11 majit provat sollën të vërtetën se kush është.Rama kush e qeveris atë, kush e kontrollon atë.
Nuk janë legjenda urbane të thënat se ka krerë grupesh mafioze në.Shqipëri të cilët kur i telefonojnë Ramës ai ngrihet në këmbë instinktivisht, thua i ka aty përballë. Brenda dhe jashtë vendit. Janë çunat problematikë në.Shqipëri në Londër, Dubai, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Gjermani, Ekuador, Kolumbi, Sinaloa, e shumëkund..
Ka banditë
nëpër bisedat e telefonave të koduar që e bëjnë gjatësinë e tij të puloset në pak sekonda
Ka gangsterë
në këto komunikime, që e bëjnë të konkurrojë me delet për nga bindja
Ka mafiozë
Që ia bëjnë gati listat e deputetëve dhe bashkiakëve dhe ai njofton rezultatin e tyre
Ka trafikantë
Që ia numërojnë lesht e mjekrës në pak sekonda dhe ai butakoset
Kujtoni 2013
Mblodhi një dorë maskarenjsh si një akt qeraje për të marrë pushtetin. Pastaj i shtoi. Pastaj ata e rrethuan. E morën peng. E kontrollojnë. E trembin sa herë duan. Ia kanë telefona mesazhe e video. Atij dhe çetës së tij qendrore e lokale. Bizneseve rreth tij e e medieve rreth tij. Zarlinjve bishtkrehës si një qenëri fason.
Së pari u dha hashashin gjithkund mbolli çdo pëllëmbë tokë. Pastaj heroinën. Kokainën. Pastrimin e parave. Pastaj u bë ritual. Ata fitojnë ky fryhet. Shpërndan qoka anë e mbanë e përtej në të huaj. Ua ka gjetur kollaj pinin. Hargalisen poshtë brez e mbi brez. I përlan në gracka korruptive dhe emotive. Pastaj një video sot e një nesër, e ata lakuriqër me brekë nëpër këmbë, këndojnë ahengun e horrnajës.
Po ka gjetur edhe tek tuk opozitarë omgj
Që i rrinë nëpër vrima këpucësh dhe mbledhin thërrimet e blerjes së tij..
E të gjithë mendojnë se vetëm SHBA mund ta zbathë.
Jo
Nëse duam të jemi ndryshe, duhet të sillemi e veprojmë ndryshe. Ka mënyra për ta shkulur këtë burrec të plakur. Demokratike dhe ekstrademokratike. Tymi i bardhë për vendin shpesh vjen pas Tymit të zi për dreqin..
SPAK-u, ose çfarë ka mbetur prej tij, pastaj mund të mbledhë rrënojat. Jo rrallë për të mbrojtur demokracinë duhen përdorur mjete jodemokratike. Në të kundërt kemi lejuar diktaturën..
Nga Basir Çollaku:




