Shoh kandidatët 11 Majit që kanë marrë revash nëpër media e portale. Një “ sulm frontal” për të na treguar se Rama ka blerë votën, ka përdor pushtetin, ka përdor grupet kriminale. Se paratë e drogës pastrohen në ndërtim, se ka varfëri ekstreme, ekonomi informale etj etj.
Unë jam dakort pasi kam qënë po unë që i kam denëncuar para jush, e ju heshtnit.
Po mirë Në protestat e bëra A thonit të njëjtat gjëra. Në çdo studio a deklaromit po ju se Rama ka ndërtuar narko-shtet ( se di pse nuk jua bën goja te thoni mafia-shtet)
A ishit po ju që deklaronit se Rama ka kapur çdo hallk të shterit. Po ju ishit kur u arrestua Berisha që flisnit kundër SPAK e thonit se Rama po bën burgime politike.
Pra sot mos bëni sikur keni zbuluar “thesarin e botës”.
Ky qëndrim që bëni nëper studio. Nuk ua justifikon humbjen.
Kush nga ju Ngriti kauza, krijoi fryme dhe besim tek votuesi.? Askush Prisnit veç çfar do thoshte Berisha. Dhe pastaj ta thonit ju nëpër studio. Sepse në çdo dalje të juajën që bënit. Thonit:- siç e tha dhe Berisha sot në konferencën e shtypit. Dhe çdo gjë e bënit për tu dukur sa me servil ndaj Berishës
Akoma më keq. Kur kërkonit ti tregonit elektoratit se sa mirë e keni me Berishën.
Ju vetë nuk prodhoni asgjë. Por dhe nuk jepni asgjë nga vetje sepse nuk jeni mësuar me politikë. Jeni para-politik. Jeni servil për një post deputeti dhe kaq.
Askush nga ju Nuk pati kurajo Të kërkonte drejtimin e një qarku Dhe të deklaronte se çfar objektivi merrnit përsipër të rrealizoni
Të gjithë jeni humbës. Të gjithë nuk keni kurajon civile të pranoni se. Askush nuk paraqiti një alternativë fituese. Por fshiheni dhe sot pas deklarimeve dhe denëncimeve që bën Berisha.
Ishit po ju Që deklaronit se LaCivita do përmbys Ramën. Se zbriti “sherifi” në Tiranë.
Çdo njeri që takonit në rrugë Ju të gjithë kishit mësuar si papagalli shprehjen “ Është rradha jonë tani” Këta jeni ju. Që nuk pranoni se vetë ju, me apatinë tuaj. E latë Ramën të merrta aq mandate. Ju nuk përballeni dotë. Sepse nuk jeni mësuar me beteja, Ju doni vetëm karrike , tribuna, doni që tju vinë njerzit nga pas, sa herë ti thërrisni. Dhe njerzit ju erdhën.
Erdhën kur thatë do bëjmë “rrevolucuon”, “mos bindje” civile”, “o sot o kurrë” Erdhën dhe kur deklaronit se me Ramën Kryeministër nuk bëjmë zgjedhjd. Dhe kur thatë se vetëm me qeveri teknike futemi në zgjedhje. Pra populli ju erdhi. Ju ndoqi kudo, Por ju
jeni mësuar të thoni se . Isha tek doktorti e me tha kete e i thash atë. Kur para tij rrini të gjithë si mumje e nuk flisni një fjalë. Nuk i jepni asnjë alternativë. Dhe këtë e bëni nga servilizmi dhe e quani politikë.
Ju thoni se e ka fain populli që e shet votën. Nuk ju dëgjova një herë të thoni. U shit kandidati. Dhe kjo është mëse e vërtetë Që është shitur kandidati. Ku ishte Bardhi që nuk dukej askund në Fier ? Asnjë rreagim. Vetëm heshje.
Por në çdo qark. Drejtuesit janë humbës. Nga ta nis tek Luçiano që nga 11 mandate në Shodeër mori vetëm 5 dhe deklaron se morëm shkodrën. Apo Alizoti në Elbasan, Këllici në Tiranë me një katastrofë të pa imagjinuat. Kë të përmënd, Bylykbashin që e bëri Durrsin të kuq. Apo Enon me dy n, që morri atë rrezultat në Në Berat Apo Gjekmarkajn që gëzoi se mori mandatin e katërt. Ku ta nisësh dhe ku ta bitisësh. Pasi njësoj janë Humbës linearë. Por dhe nga Nga organizimi i Balliut, që bashkë me Mustafain bëni ato spote fëminore, deri në qesharake. Apo me Kryetatarin e Rinisë që nuk nxirrte dotë rinlnë në fushatë.
Dhe po këta flasin nën zë E fryejnë njerzit. Se duhet zbatuar Statuti. Se Berisha duhet të dorhiqet. Dakor Berisha nuk tërhiqet. Kush do ja kërkojë zbatimin e Statutit, Noka, Topalli që ishte për emigrantët dje mori atë rezultat Vokshi apo kush.
Është Berisha i cili Po do të rikthej PD në shinat e të djatjtës. Duhet i shkarkoi këta nga postet partiake. Për këtë rrezultat. Pasi ishin këta që e informonin dhe e nxirrnin PD-në dhe kualicionin fitues. Kjo nuk është përgjegjësi e një individi. Por e të gjithë atyre që, në rradhë të parë, ishin në listst e mbylluta. Por jo më pak ato të listave të hapura. Përgjegjës pasi nuk i dhanë dotë besim populkit. Pasi janë mbi 500 mij votues opozitarë iqë sot janë të zhgënjyer nga Ju.
Por me këtë Nuk dua të them se nuk duhen denëncuar rastet e vjedhjes, apo shantazhit. Pasi koha vërteto mënxyrat e Ramës. Por dhe mos besimin ndaj figurave të listës së kandidatëve Listë në të cilln nuk kushte asnjë të djatht, se për konservator nuk bëhej fjalë. Por fatkeqsisht ishin sa servil aq dhe sorosjanë që hiqen si të mërzitur Janë po lëta që llomotisin më shumë.
Këta drejtues politik. Gjatë fushatës. Nuk u panë një herë Të bënin takime publike me të gjithë kandidatët. Për tu paraqitur si grup para elektoratit. Mos vallë dhe këtë duhet tja thoshte Berisha ? Kjo tregoi se ata, ishin të prirur tek interesi tyre se sa ai i partisë.
Ndaj mjaft me këto teori. Kërkoni falje. Merrni mandatet e vëndit të punës. Merrni atë rrogë e bëni ndonjë pazar Se sa për përfaqësin të elektoratit Atë nuk e bëni dotë se nuk keni as këllqe e as ide për ta bërë. Pasi nuk jeni të djathtë, jeni thjeshtë servil dhe misionar për ta uzurpuar partonë. Dhe pse jo, për ta mbajtur veç në opozitë. Kjo u duk pas zgjedhjeve lokale. E njëjta gjuh u përdor dhe atëherë. Dhe çuditërisht. Ju kandidatët humbës, u futët në lista të sigurta……
Ndaj e vë me kok poshtë atë sallë se veç Kuvënd nuk e quaj dotë. E di që nuk ju vjen murë. Po kjo është e vërteta. Kjo është ajo që njertit thonë. Ky është dhe mendimi i antarve të partisë që. Ai Gazi me kompani ju hodhi gaz, ju doli me shkop bejzbolli, ju holli dhe molotov Dhe sot po me votën e këtyre marrin mandat deputeti. Ndaj dhe një herë ju them. Mos i fyeni të paktën antarët e partisë në inteligjencën e tyre.
E di që nuk jeni dakort. Po ja që unë rraksionar jam dhe nuk do të them gjë tjetër, veç të vërtetës.
Por do them dhe atë që kam deklaruar dy vjet më parë. Që të mos mbetem thjeshtë në kostatime. Sot PD-së i nevoitet një Kuvënd i jashzakonshëm. Kuvënd as me 5 mij e as me 500 pjesmarrës. Por me njerëz që kanë kontribute e vlera rreale. Më efikas është një Kuvënd me 50 apo 100 vetë që hedhin alternativa e japin zgjidhje Se sa një Kuvënd që vetëm duartrokasi me patitizëm në sallë. Të jetë Kuvënd ku. Të risjell të djathtën dhe konservatorizmin. Pasi vëndi ka nevojë për të djathtën konservatore Si e vetmja që sjell zvillim Që jep shpresë tek populli. Kjo alternativë mundet mos ju pëlqeje.
Por jam i sigurtë se. Ju nuk keni asnjë alternativë tjetër konkuruese.
Fatmir Merkoçi




