10.9 C
Albania
Sunday, April 19, 2026
Google search engine
HomeOpinionSi SPAK do të përmbysë listën e PD në Tiranë:

Si SPAK do të përmbysë listën e PD në Tiranë:

Kush jane deputetet qe i pret burgu dhe kush do u zere vendet
Published by admin on May 20, 2025.
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Sali Berisha vendosi të blindojë veten dhe rrethin e tij të afërt duke përzgjedhur një listë të mbyllur, ku dominonin besnikët personalë dhe anashkaloheshin fituesit e primareve të Partisë Demokratike. Ky vendim i kontestuar që në nisje nga baza e PD-së, u lexua gjerësisht si përpjekje për të garantuar imunitet ligjor për veten dhe të përfshirët e tij, përmes mandatit të deputetit.

Por plani i Berishës për të shndërruar listën e mbyllur në mburojë ndaj drejtësisë, së paku në Tiranë, duket se është në prag përmbysjeje. SPAK dhe Gjykata e Posaçme (GJKKO) janë duke ndjekur penalisht një numër figurash të kësaj liste, çka mund të ndryshojë ndjeshëm përbërjen e delegacionit parlamentar të PD-së në kryeqytet.
🔴 Berisha dhe Mediu përballë drejtësisë
Në krye të listës që përballet me drejtësinë është vetë Sali Berisha, ndaj të cilit është hapur një proces për korrupsion dhe shpërdorim detyre lidhur me aferën e ish-kompleksit “Partizani”. Po ashtu, Fatmir Mediu, një tjetër figurë kyçe e listës së mbyllur në Tiranë, është në gjykim për shpërdorim detyre në çështjen “Gërdeci”.
Në rast se Berisha dhe Mediu dënohen me vendim të formës së prerë, ata humbasin automatikisht mandatin e deputetit dhe në vend të tyre do të aktivizohet lista rezervë e kandidaturave të primareve.
Kush përfiton nëse bien Berisha dhe Mediu?
Sipas renditjes së votave, Ilir Alimehmeti, një prej figurave më të votuara në primaret e PD-së në Tiranë, do të ishte përfituesi i parë. Pas tij vjen Loranca Hoxha, e cila ka marrë mbi 5 mijë vota. Edhe pse më të votuar se Hoxha janë Ilir Meta, Asllan Dogjani dhe Myslim Murrizi, për shkak të kuotës gjinore të detyrueshme, mandati do t’i kalonte Loranca Hoxhës.

⚖️ Rrjeti i kandidatëve nën hetim
Situata komplikon më tej përbërjen e ardhshme të grupit parlamentar të PD-së, pasi edhe figura të tjera nga lista e mbyllur janë nën hetim nga SPAK. Ndër ta!!!!
Flamur Noka – po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Nëse akuzohet dhe dënohet, në listën e pritjes për të zënë mandatin janë Ilir Meta dhe Asllan Dogjani.

Por: Ilir Meta ndodhet aktualisht në burg për korrupsion dhe pastrim parash dhe Asllan Dogjani është në proces gjyqësor për fshehje pasurie.
Nëse të dy përjashtohen përmes vendimeve gjyqësore, mandati përfundon te Myslim Murrizi, një emër me përvojë parlamentare, por i përjashtuar më parë nga PD dhe kthyer përmes primareve.

📌 Lista e mbyllur nën tehun e drejtësisë
Në rrezik nga hetimet janë edhe emra të tjerë të spikatur të listës së mbyllur, si Belind Këlliçi, Xhelal Mziu, Luan Baçi dhe të tjerë. Kjo do të thotë se nëse drejtësia vijon me vendosmërinë që ka treguar në javët e fundit, lista që Berisha ndërtoi për të shpëtuar veten dhe njerëzit e tij mund të shndërrohet në një boomerang politik, që i kthen në skenë emrat që ai përjashtoi me arrogancë nga primaret.
🧨 A po shembet skema e vetëmbrojtjes politike?
Plani për të veshur me imunitet ligjor një grup të ngushtë besnikësh, në kundërshtim me frymën e votës së lirë brenda partisë, po përballet me një mur të ri: drejtësinë e re. Nëse gjyqet për Berishën, Mediun, Nokën e të tjerët shkojnë në përfundim, nuk është vetëm lista e deputetëve që përmbyset, por edhe strategjia e vjetër për të përdorur Parlamentin si strehë nga ligji.

Në këtë kontekst, çdo vendim gjyqësor i ardhshëm pritet jo vetëm me interes politik, por edhe si një provë zbatimi për reformën në drejtësi dhe për kufijtë realë të imunitetit politik në Shqipërinë e vitit 2025.

Petrit Dervishi:

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat