Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

…Vijne njerez nga Kosova e Maqedonia per te shpetuar Shqiperine ne emer te shqiptareve…

todayJune 20, 2026 21

Background
share close

Kjo eshte thenia e fundit e Rames ne adrese te shqiptareve te pertej kufirit e vecmas edhe ndaj protestuesve qe kane 3 jave qe nga Tirana po tundin europen e boten me protesten e tyre paqesore, demokratike e qytetare e qe kerkojne se pari largimin e Rames .

Ata qe vijne prej andej nga thua ti mor maskara jane i njejti gjak yni …jane shqiptare e patriote qe e duan Atdheun e popullin e tyre…ndaj dhe vijne ne shtepine e tyre.

Ndaj dhe vijne tek njeri tjetri per te zgjidhur hallin e tyre te perbashket…largimin e se keqes se tyre te madhe qe kane mbi krye…e qe je TI.

Ndaj dhe vijne e mire bejne qe vijne …per te mos e lene me vendin ne duart e tua e te bandes tende kriminale.

Vetem nje anti shqiptar i terbuar e qe se lidh kerkundi asgje as me Shqiperine e shqiptaret si puna jote mund ta thote nje shprehje te tille prej bastardi.

Edhe serbi me i terbuar prej shqiptarise nuk do guxonte te nxirrte nga goja nje shprehje te tille si e jotja mor maskara.

Largimi yt dhe denimi yt eshte sot hall e prioritet i cdo shqiptari te ndershem mor maskara…eshte imperativ kombetar, mbarekombetar e nderkombetar biles.

Madje jo vetem i shqiptareve te Shqiperise e i atyre shqiptareve te tjere qe te paskan bezdisur ty pse vijne nga Kosova e Maqedonia por edhe i krejt shqiptareve ne mbare boten ku punojne e jetojne shume prej te cileve i perzure pikerisht ti nga Atdheu i tyre.

Pasi i bere shqiptaret me te varferit e me te poshtruarit e botes, pasi i bere lesh e li shqiptaret e Maqedonise, pasi ju ngule kush sa here nga pas shpine thiken e tradhetise Kosoves e popullit te saj…tani ti mor maskara guxon e i fyen e ofendon kaq rende e i quan …” ca njerez qe vijne nga Kosova e Maqedonia per te shpetuar Shqiperine ” ne emer te shqiptareve .

Ata vijne e do vijne sa te jete jeta se vijne ne Atdheun e tyre Meme …dhe mirese vijne dhe deren e kane hapur jete e mot …por pyetja qe vlen ne kete rast te behet eshte… po ti nga sot e mbrapa ne c’ te semes do shkosh…

Adriatik.Riza.Dosti.

Written by: WindowRadio.de

Rate it