23.1 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeOpinionÇfarë ndodhi me votën e shqipëtarëve?

Çfarë ndodhi me votën e shqipëtarëve?

O janë vjedhur e blerë, o i kemi humbur. Të dyja nuk qëndrojnë.

Analizë.

Rezultati katastrofik që i ka dalë jashtë kontrollit edhe hajdutit, ka çorientuar jo vetëm opinionin publik, por edhe shumë demokratë të mirë.

Ky shkrim nuk ka për qëllim të justifikojë gabimet tona të shumta në organizim, përfaqësim e reagim. Por për tu pozicionuar nga e vërteta e madhe, e cila është vetëm një, zgjedhjet e 11 Majit janë vjedhur dhe blerë.

Vjedhja e zgjedhjeve është gongu i fundit që bie si alarm si fundi i demokracisë. Nëse kësaj shoqërie nuk i ka mbetur asnjë antikorp për tu mbrojtur prej hajdutit, grabitësit e dhunuesit të votës, atëhere nuk e meriton demokracinë.

Diktaturat nuk kanë brirë në ballë. Ata dallojnë kur veprojnë kundër lirive tona. Më së pari na heqin mundësinë e të drejtës për ti kundërshtuar me votë.

Në 2021-in ky kryehajni ju tha policisë “hiqni kapelet e mblidhni vota për partinë socialiste”. Foli kush nga këta SAM(U)ITIT djeshëm? Asnjë nuk foli. Thjeshtë thanë “ka vend për përmirësime”. Dhe kështu bëri Rama, përmirësoi skemën e vjedhjes në 2025-ën.

Përsëri ndërseu rrugaça, kriminelë parelinj, patronazhistë dhe urdinë e administratës shtetrore për ta rrëmbyer, vjedhur e blerë votën e shqiptarve. Qartësisht ja arritën. Ekspertët monitorues të OSBE&ODHIR folën për masakër zgjedhore me 11 Maj. Dy ditë më pas shefat e vendeve të tyre i bënë temenà hajdutit të votave. Kjo tregon shumë. Më së pari se, e vërteta varet prej nesh.

Ndërkohë duhet thënë se, shoqëria jonë është e rënduar psikologjikisht jo vetëm nga problemet e shumta që ka, por se po dëgjon të njëjtin refren të opozitës “na i vodhën zgjedhjet”. Edhe pse e din se kjo është e vërtetë, është kaq e lodhur, e friksuar dhe e çoroditur, sa e drejton frikshëm gishtin tek viktima.

Kryqëzojnë opozitën për ndryshimet kushtetuese të 2008-ës. Edhe unë nuk kam qënë dakort me ato ndryshime se më pëlqen një sistem tjetër. Por, a na thoni, si ndodhi që me atë sistem u zhvilluan zgjedhjet e 2009-ës dhe i la në barazim pozitën ne opozitën? U desh LSI për të krijuar qeveri. Po në 2013-ën a nuk ndodhi rotacioni politik me këtë sistem të keq zgjedhjesh?!

Ndodhi sepse në 2009-ën e në 2013-ën qeveria nuk vjedhi zgjedhjet. Kaq e thjeshtë është. Me sistemin elektoral më të mirë të mundshëm, po vendosi qeveria ti vjedhi, e bën. E kur në krye të saj është një kryegangster afërmendsh se zgjedhjet do lexohen para ditës së votimit, siq ndodhi me 11 Maj.

Mirë mediat e Bolinos me shokë e opinionistët e mirpaguar të tyre, se “aty ku hanë lehin”; mirë, komi i legenave që i shkaktuan PD-së traumën më të rëndë politike sëpaku në këto 4 vjet, po edhe një pjesë e demokratëve duhet të bien në grackën e këtyre qelbësirave duke goditur Berishën, kur dihet se, secili prej nesh të kishte punuar sa 1/100 pjesë e tij, Edi Rama nuk do të ishte sot kryeministër?

Në vend që të kërkoni të bashkohemi për të protestuar kundër vjedhjes së zgjedhjeve, kërkoni të bashkoheni kundër Dr. Berishës? Fajin e ka Berisha se vjedh zgjedhjet Rama? Fajin e ka Berisha se fal Shqipërinë për pushtet Rama? Fajin e ka Berisha se Rama është ky që është?

Unë e di se sa të mërzitur janë disa demokratë e shfryjnë, shpesh me të drejtë, ndaj ndonjë kopuku të PD-së që nuk e ka kuptuar e nuk e kupton sa i vlen lëkura, unë e di se shumë demokratë kanë parë një organizim të dobët të strukturave, unë e di se primaret lanë gjurmë jo të mira, se fushata e kandidatëve tanë u personalizua përtej arsyes, se me emigracionin u bënë mitingje, nuk u punua për ta organizuar me struktura. Megjithatë, që të gjithë e dimë se, Edi Rama ka kryer masakër zgjedhore. E mbi masakrën zgjedhore nuk gjykohet viktima, mbrohet. Si? Duke u quar në protesta deri në rrëzimin e hajdutit të vullnetit të shqiptarve.

Sepse nuk kemi rrugë tjetër. Sëpaku, nuk është momenti të zgjedhim si rrugë luftën me veten, me gjithë gabimet që kemi. Gjithë shpura e majtë, m’ne, gjithë krimi m’ne, gjithë medjat m’ne, gjithë kriminelët m’ne, gjithë sigurimpatronazhistët m’ne, E NE M’SHOSHOJT?!!! Ku mbrrijmë kështu? Çfarë arrijmë? Kërkoni të bëjmë mbrapsht, të dorzohemi?!!!

Të dashur demokrate/ë!
Deri te muri bëhet mbrapsht…po më tej?! Ku ka ndodhur kjo që po ndodh këtu, të vidhen zgjedhjet vazhdimisht e shoqëria të mos ketë reagim? A duhet ti lejojmë ndërkombëtarët të na (para)gjykojnë se “kështu i don mushka drutë”, shqiptarët mushka e këta sundimtarët tanë drutë? Po pse o njerëz, ky popull vetëm kurriz e prapanicë ka? Kokë e dinjitet nuk ka?!!! Unë mendoj se po, ka aftësi gjykimi e veprimi.

Të gjithë e dimës se Edi Rama i ka uzurpuar të gjitha pushtetet, ka zaptuar Shqipërinë : Pasuritë,
Policinë, Ushtrinë, Parlamentin, Qeverinë, Gjykatat, Prokuroritë, Kushtetutën, një pjesë të opozitës dhe zgjedhjet.
Çfarë mungon tjetër në fuqinë e tij?!!!
Ç’do me thënë diktaturë more?!!!

Në vend që të jenë mbushur sheshet me protestues të revoltuar, merren me “të ikë Berisha”, njëlloj si Rama, Klosi, Haxhiu, Çupi, Beqiri e kompani të landfildit qeveritar?

Miq, lerini përrallat me Berishë! Berisha ka ardhur për të ikur. Nuk kemi n’qafë Berishën. Kemi Ramën o njerëz!Ka rënë gongu. Nëse jemi, të gjallët duhet të veprojnë. Më mirë të vdesim se të durojmë sundimin e kësaj lloj mostre që po zhduk me rrokullimë shqiptatinë .

Demokracia duhet merituar. Kush sakrifikon për të e meriton. Nuk ta fal kush, FITOHET! Jemi në dilemën e jetës së meritueshme njerzore dhe jetës së tufës…

Post scriptum:
Në rast se opozita (pavarësisht nga qëndrimi ndërkombëtar) i njeh këto zgjedhje duke pranuar mandatet, pa kushte nga faktori ndërkombëtar, u jep të drejtë të gjithë palaçove antiopozitë.

Ndre Molla:

19.05.2025

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat