Të dashur qytetarë,
Motra, Vëllezër,
Të rinj e të reja,
Gjyshër e gjyshe,
Të dashur qytetarë të Tiranës.
Më lejoni së pari, tju shpreh mirënjohjen dhe falenderimin e përzemërt, që gjatë këtyre dy muajve fushatë elektorale, më keni mbështetur, më keni dhënë dorën dhe keni dëgjuar programin e Partisë Demokratike. Në këtë rrugëtim, kam takuar dhjetëra e mijëra qytetarë, kam shtrënguar duart, kam dëgjuar hallet dhe problemet e tyre, kam marrë prej tyre shënim çdo shqetësim që u rëndon si gur sizifi jetën dhe që këto 12 vjet të qeverisë së Edi Ramës është rënduar edhe më shumë….. Tirana jonë, apo Tirona e zemrës, më ka mirëpritur në çdo shtëpi ku kam trokitur, në çdo rrugë ku kam shkuar, në çdo lagje ku kam takuar shumë prej jush, e në çdo fshat ku kam gjetur mikëpritjen dhe bujari ashtu siç i ka hije Tironsave. Në 60 ditë rrugëtim elektoral, kam prezantuar programin e Partisë Demokratike, program që ju rikthen dinjitetin të gjithë shqiptarëve. Ndaj sot unë për herë të fundit, para nisjes së heshtjes zgjedhore, dua tju bëjë dhe një thirrje zemre:
Dilni të votoni masivisht në 11 maj.
Votoni për Minimumin jetik;
Votoni për Pensione më të larta;
Votoni për Rritje pagash;
Votoni për Ulje taksash;
Votoni për pronën, familjen, votoni për shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, pastrimin e drejtësisë…..
Votoni të ndalim shpopullimin, të rikthejmë nxënësit në shkolla, mjekët në spitale, votoni të rikthejmë buzëqeshje në votrat e braktisura nga jugu në veri.
Votoni të ndalim të keqen që po shkatërron Shqipërinë, kombin tonë, të ardhmen tonë!
Votoni për dinjitetin Tuaj, votoni Partinë Demokratike, dhe Adriana Kalaja!




