Shuplaka e parë në Bundestag ndaj kandidatit për kancelar Friedrich Merz, zëvendësit të tij Lars Klingbeil si dhe kandidatëve të tjerë për kabinetin qeveritar, të partive të Unionit CDU/CSU dhe SPD. Kandidati për kancelar dhe kabineti i tij i ardhshëm nuk e morën në votimin e parë shumicën e domosdoshme për zgjedhje. Për këtë kabinet votuan vetëm 310 nga 630 deputetët sa ishin në Bundestag.
Merzit dhe kabinetit të tij qeveritar i mungojnë kështu edhe të paktën gjashtë vota për t’u zgjedhur. Pritet që kjo të ndodhë në votimin e dytë, por analistët thonë se nga vetë depetetët e partive të koalicionit të ardhshëm është dërguar një mesazh i fuqishëm – se politikanët drejtues duhet të jenë të përgjegjshëm dhe se nëse nuk janë të bindshëm, atëherë nuk do të kenë edhe mbështetjen e domosdoshme pa kushte, pavarësisht se i takojnë partive të njëjta!
Votimi për qeverinë janë të fshehta, që do të thotë se nuk dihet sakt se cilët deputetë kanë votuar kundër, por dihet se në mesin e atyre që kanë votuar kundër ka dhe deutetë të partive të koalicionit të ardhshëm




