🟥Kur besimi kthehet në demonstrim, qyteti humb frymën
🔻E “xhuma”, në Zvicer!
🌏Gjeneva është simbol i rregullit, ligjit dhe bashkëjetesës.
Një qytet i ndërtuar mbi qetësi, respekt dhe hapësira publike që u përkasin të gjithëve. Një foto mjafton për të kuptuar se çfarë po ndodh kur praktika fetare del nga korniza private dhe kthehet në shfaqje kolektive në rrugë e sheshe.
🔻Nuk është çështje feje, është çështje e rendit urban dhe kontratës shoqërore.
🛜Zvicra ofron punë, siguri, shkollim, pensione dhe dinjitet. Ajo nuk kërkon asimilim, kërkon përshtatje me rregullat. Kur hapësirat publike përdoren për demonstrime fetare, mesazhi që dërgohet nuk është adhurim, por sfidë ndaj rregullit.
🔰Kjo krijon tension, nxit reagim qytetar dhe i shtyn autoritetet të veprojnë. Jo nga urrejtja, por nga përgjegjësia.
🟣Problemi nuk është besimi personal. Problemi është radikalizimi i sjelljes, protagonizmi identitar dhe refuzimi për t’u integruar në kulturën e vendit ku jeton.
Europa është moderne sepse e ka ndarë fenë nga shteti dhe privatja nga publiku. Kush e pranon këtë, jeton i lirë. Kush e injoron, përplaset me realitetin.
Besimi është i lirë, hapësira publike ka rregull.
Respekti për ligjin është forma më e lartë e bashkëjetesës.
Kur imponon identitet, humbet qytetërim.
✅Integrimi nuk është fjalë, është sjellje. Nuk matet me taksa të paguara, por me respekt për rregullin e përbashkët. Besimi nderohet në privatësi, qyteti ruhet me ligj.
🟨Qytetërimi po reagon. Durimi ka kufij.
Qytetarët po flasin dhe autoritetet po veprojnë.
Europa nuk pranon ndotje të kulturës së saj publike dhe rrënjëve të veta. Kush do të jetojë këtu, e bën këtë si europian, me rregull, me respekt, pa demonstrime që e kthejnë qytetin në arenë përplasjeje.
Albert Zadrima




