14.3 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomePolitikëSA E DON RAMA KOSOVËN E KA TREGUAR VLLAZËRIA E TIJ ME...

SA E DON RAMA KOSOVËN E KA TREGUAR VLLAZËRIA E TIJ ME VUÇIÇIN:

Deklaratë e Grupimit Dhjetor 90 në lidhje me protestën që po organizon Edi Rama gjoja në mbështetje të UÇK-së.
Shpesh në historinë tonë pushtetarët dhe politikanët e vendit sa herë janë gjendë në pozita të vështira për të ruajtur karriget e tyre kanë luajtë me kartën e patriotizmit, duke e përdorë si çadër mburojë për kokat e tyre.
Rama sot gjëndet në pozita tejet të vështira,aq të vështira sa për të administruar e përfunduar këtë mandat të katërt i duhet të bëjë lloj-lloj shpikjesh e manovrash si Diella në fillim të mandatit apo si kjo e nesërmja në shesh Skëndërbej.
I goditun nga opinioni komtar e ndërkomtar si drejtuesi i parë i korrupsionit dhe trafikut që ka kapluar shtetin shqiptar,i goditun si hajdut i zgjedhjeve,i goditun si shkelës i kushtetutës,i goditun si zaptues i pronave publike dhe tjetërsues i tyne në favor të njerzve të tij,i goditun si shkatërrues i bizneseve dhe shtëpive të shqiptarve,i goditun si shkatërrues dhe kapës i sistemit të drejtësisë,i goditun si përvetësues i çdo lloj pushteti etj…etj… nesër Rama do të hiqet si patriot para shqiptarëve duke gjetë vend strehim tek patriotizmi.
Se sa e do Rama Kosovën e ka tregu vllazëria e tij me Vuçiç,inisiativa e tij e dështuar e Ballkanit të hapur,injorimi prej tij i faktorit politik kosovar para ndërkomtarve,taksa e Rrugës së Kombit e shumë e shumë veprime të tjera.
Tubimi i nësërm në Tiranë asht thjesht një makiazh e depilim që kjo qeveri po përpiqet ti bëjë vetes për tu dukur ajo që nuk është, ndaj Refuzojeni,Refuzojeni,Refuzojeni.
Lavdia e UÇK-së nuk ka fare nevojë për mitingun e nesërm,përkundrazi.
Foto nga protesta kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë.

Ajet Ramçaj

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat