Ushtria gjermane fillon sot një stërvitje të pazakonshme – brenda qytetit Hamburg, që i ngjan stërvitjeve nga koha e Luftës së Ftohtë.
Stërvitja mban emrin “Red Storm Bravo” (“Stuhia e Kuqe Bravo” dhe ka për qëllim stërvitjen e Bundeswehrit për skenare emergjence në Hamburg, për rast të ndonjë sulmi apo gjendje emergjente.
Në stërvitjen dyditore marrin pjesë rreth 500 ushtarë – që është stërvitja më e madhe në Hamburg që nga Lufta e Ftohtë.
Në stërvitje do të bashkëpunojnë ushtria, autoritetet e shtetit, policia dhe departamenti i zjarrfikësve, si dhe me kompanitë e mëdha.
Në Hamburg mund të ketë në dy ditët në vijim edhe zhurma të pazakonshme, helikopterrë mbi qytet dhe të shtëna e kolona të ushtarëve. Kolonat do të kalojnë natën, për të mos penguar trafikun ditor.
Hamburgu ka dhe specifikat e veta për shkak të portit të madh dhe hapësirës ujore, ndaj ushtria mendon se është me rëndësi të bëhen stërvitje të këtilla për raste sulmesh.
Stërvitja përfshin, ndër të tjera, kujdesin për një numër të madh të plagosurish, transportimin e pajisjeve nëpër qytet, trajtimin e një anijeje të mbytur dhe mbrojtjen nga dronët etj.
Fokusi i ushtrimit është zona e portit, por edhe zona të tjera. Qendra e operacioneve ndodhet në një kazermë në Iserbrook, ku një pjesë e madhe e ushtrimit zhvillohet “në tryezën e gjelbër”.
Në ushtrim do të përfshihen rreth 500 ushtarë, policia, shërbimet e zjarrfikësve dhe shpëtimit, Agjencia Federale për Ndihmë Teknike (THW), autoritetet dhe kompanitë po praktikojnë bashkëpunimin me Bundeswehr-in.
Nuk do të përdoren municione të vërteta. Nuk do të ketë as tanke në port, por do të ketë pajisje të tjera të shumta.
Shkruan Bari Cani




