19.3 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomePolitikëTHIRRJA E ISH KANDIDATIT PËR DEPUTET I PARTISË DEMOKRATIKE: MOS E...

THIRRJA E ISH KANDIDATIT PËR DEPUTET I PARTISË DEMOKRATIKE: MOS E HARRONI MIRDITËN:

Si kandidat për deputet në qarkun Lezhë në zgjedhjet e 11-majit, dua të përcjell urimet e mia më të sinqerta për deputetët e zgjedhur të këtij qarku, e sidomos per miqtë dhe kolegët politikë Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Gjin Gjoni dhe Kastriot Piroli. Ju uroj punë të mbarë e suksese në nisjen e këtij legjislativi të ri!

Në veçanti, si bir i Mirditës, ndjej detyrimin të ngre zërin për një shqetësim që na prek të gjithëve: mungesa e përfaqësimit të drejtpërdrejtë të komunitetit mirditor në Kuvend. Kjo na bën edhe më të varur nga vëmendja, zëri dhe lobimi juaj, për të mos mbetur pas në zhvillim.

Mirdita ka nevojë për:
• Barazpeshim në vlerësimin e fondeve publike dhe investimeve
• Përfundimin e projekteve të nisura prej vitesh
• Ndërhyrje emergjente në infrastrukturën rrugore
• Politika zhvillimore dhe të qëndrueshme, për të frenuar shpopullimin dramatik që tashmë është kthyer në plagë sociale.

Ju bëj thirrje të jeni zëri serioz i Mirditës në Parlament, ashtu siç ne mirditorët kemi qenë vendimtarë në përcaktimin e shumicës përfaqësuese në qark.

Urimet e mia miqësore për ju, me respekt qytetar e finesë politike, por edhe me kërkesën e sinqertë për të mos harruar Mirditën dhe banorët e saj.

Shkruan Aleksander Lala

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat