A duhet të kemi frikë nga të vërtetën?
Nganjëherë kam përshtypjen që e vërteta është bërë si një armik në këtë vend… kur në fakt, ajo është e vetmja që na shpëton.
Pse duhet të shohim të njëjtat fytyra në poste të larta, që nuk lëshojnë vendin edhe kur koha e tyre ka kaluar? Ndërsa mijëra të rinj, me ëndrra, dije dhe pasion, presin në radhë… pa asnjë shans?
Pse disa njerëz sillen sikur janë mbi të tjerët, vetëm sepse kanë një karrige që nuk e meritojnë? Vetëm sepse marrin një rrogë për një punë që nuk e bëjnë me zemër?
Pse një grua duhet të luftojë dhjetëfish për të provuar të drejtën e saj, ndërkohë që burokracia mbron padrejtësinë?
Sa e dhimbshme është të shohësh sesi mbrohet ajo që është gabim, thjesht për interesa personale. Sa e pështirë është kur morali dhe ndershmëria shkelmohen pa mëshirë.
A duhet të heshtim? A duhet të ulim kokën e të pranojmë padrejtësinë, thjesht që të mos shqetësojmë të tjerët?
Unë them: KURRË!
Nuk do të heq dorë nga e drejta ime. As nga zëri im. Sepse një ditë, kur të gjithë të heshtin, do të jetë shumë vonë për të kërkuar të vërtetën.




