24.1 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeBotëIzdraeli nuk ndalet për të çfarosur Gazën!

Izdraeli nuk ndalet për të çfarosur Gazën!

Izraeli ka nisur një ofensivë në shkallë të gjërë në Gazë

Izraeli njofton se ka nisur një ofensivë të re në shkallë të gjërë në Rripin e Gazës, përkundër protestave dhe kundërshtimeve të shumta ndërkombëtare. Ndër tjerësh edhe krerët e OKB, Gjermania, Franca dhe shumë vende të tjera kanë kërkuar që të mos fillojnë këto aksione.

Në Izrael ka pasur edhe protesta të mëdha kundër këtyre aksioneve, ndërsa në Egjipt po vazhdojnë negociatat për armëpushim dhe një zgjidhje paqësore. Njoftohet se Hamasi tani po kërkon një armëpushim urgjent prej 60 ditësh në shkëmbim të 10 pengjeve…

Megjithatë, ushtria izraelite ka nisur ofensivën në qytetin e Gazës, ku mendohet se jetojnë rreth një milion palestinezë. Izraeli ka kërkuar prej tyre të largohen, por nuk dihet në cilin drejtim mund të shkojnë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Israel Katz ka dhënë dritën jeshile për mobilizimin e 60.000 rezervistëve për të tjerë për këto aksine dhe pushtimin e qytetit të Gazës. Izraeli deri tani, sipas mediave ndërkombëtare, ka futur nën kontroll rreth 75% të territorit.

Mediat perëndimore merren edhe me pasojat e mundshme të këtyre aksioneve, që edhe më shumë mund të vështirësojnë gjendjen e rëndë të popullatës civile.

Netanjahu ka shpallur si synim shkatërrimin e Hamasit dhe marrjen e Rripit të Gazës nën kontroll të plotë. Sipas tij, këtë territor më pas do t’ia japë forcave të matura nën kontroll, por nuk dihet kush janë ato, a do të realizohet diçka e tillë dhe kur. Apo do të kërkohet largimi i popullatës civile palestineze prej atje, në ndonjë vend tjetër, siç është thënë edhe më parë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat