Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Shpëtimi kërkohet nga të huajt!

todayJuly 15, 2025 3

Background
share close

Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë, kanë reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me uzurpimin e të gjitha pushteteve nga Rama, pas reprezaljeve të këtij të fundit në disa prej Bashkive kryesore të vendit.

Përmes një letre drejtuar institucioneve evropiane, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë thekson se, përkundër përshkallëzimit të presionit, shantazheve dhe thirrjeve antikushtetuese e kundër Kartës europiane të autonomisë lokale të Kryeministrit Rama ndaj bashkive të Shqipërisë, bashkiakët demokratë argumentojnë me fakte e shembuj konkret se veprimet dhe praktikat ligjore të Kryeminstrit po bien ndesh me Ligjet e vendit, Kushtetutën, por edhe me Kartën Europiane të Autonomisë Vendore, e cila duhet të ishte destinacioni vërtet i aspiratës së vendorëve shqiptarë.

Në reagim thuhet se Kryeministri: ‘I paaftë t’u japë zgjidhje proplemeve të shkaktuara prej atij vetë, ai po paraqet si përgjegjës të situatës së mjerë pushtetarët vendorë’. Në përfundim të raportit urgjent, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë kërkon ndërhyrjen e tyre të menjëhershme për t’i thënë ndal uzurpimit të kompetencave të tyre prej Edi Ramës, si dhe rikthimin e demokracisë vendore, decentralizimit dhe vetqeverisjes lokale në Shqipëri.

Written by: WindowRadio.de

Rate it