Qytetet gjermanolindorë në luftë kundër shpopullimit…Popullsia në Gjermaninë Lindore është përgjysmuar në 30 vjet
Popullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e strehimit me çmime të përballueshme synojnë të tërheqin njerëzit përsëri në rajon.
Anika Franze jeton në qendër të qytetit të vogël Guben në kufirin lindor të Gjermanisë me Poloninë. ajo rrëfen për vendimin e përvojën e saj: “Nuk ke problem të gjesh një banesë të përballueshme në çmim. Nuk ke bllokime trafiku dhe as orë të pikut të trafikut. Dhe nuk kam pasur kurrë vështirësi në gjetjen e një vendi parkimi”, thotë
38-vjeçarja lindi në Berlinin Lindor, dikur Republika Demokratike Gjermane, dhe jetoi në të njëjtin lagje për pjesën më të madhe të jetës së saj para edhe pas rënies së Murit të Berlinit. Por për shkak të ritmit të ngjeshur dhe situatës së çmimeve të banimit në kryeqytet, ajo kishte kohë që mendonte të largohej.
Gjatë një udhëtimi nëpër Brandenburg, ajo dëgjoi në radio për një program “Banim me provë” në Guben. Palëve të interesuara u jepet mundësinë të jetojnë aty deri në një muaj për vetëm 100 euro në javë. Synimi: të inkurajohen njerëzit të vendosen në qytet dhe kështu të sfidojnë rënien në rritje të popullsisë në Gjermaninë lindore.
apartament me dy kate prej 100 metrash katrorë, të marrë me qira për të njëjtin çmim që do të paguante për një dhomë në një apartament të përbashkët në Berlin.
“Është gjithmonë qetësi këtu, nuk ka as zhurma, ka më pak mbeturina në rrugë dhe gjithmonë takon njerëz që njeh”, shpjegon ajo në një tur të shkurtër në qytet. Vitin e kaluar, 30 persona morën pjesë në programin në Guben, gjashtë prej të cilëve më vonë u zhvendosën atje përgjithmonë. Këtë vit, kanë mbërritur 40 aplikime tashmë në tavolinën e Franzes: nga e gjithë Gjermania, Belgjika, madje edhe nga Algjeria, Egjipti dhe Brazili.
Guben, i famshëm për industritë e tekstilit dhe prodhimit të kapeleve para ribashkimit, është vetëm një nga qindra qytete industriale në Gjermaninë lindore që përjetoi ndryshime të mëdha demografike pas ribashkimit gjerman në vitin 1990. Rënia e lindjeve, migrimi i të rinjve, veçanërisht, në landet perëndimore dhe rritja e jetëgjatësisë e kanë përshpejtuar plakjen demografike.
“Na mungon një brez i tërë”, u shpreh kryetari i bashkisë, Fred Mahro, për gazetën berlineze “taz”. Vërtetë, Gubeni aktualisht ka 16,600 banorë, kurse 30 vjet më parë, kishte pothuajse dyfish më shumë. Vlerësimet parashikojnë se popullsia do të vazhdojë të bjerë në vitet e ardhshme, ashtu si edhe numri i njerëzve në moshë pune, ndërsa mosha mesatare, aktualisht 58 vjeç, do të vazhdojë të rritet.
“Nga një perspektivë ekonomike, ne duhet të sigurohemi që lokalitetet të mbeten tërheqëse dhe që të krijohen stimuj për kompanitë që të vendosen aty, por bëhet fjalë për shumë më tepër se kaq, për shembull, për një kulturë mikpritëse dhe bashkëjetesë shoqërore”, u shpreh për DW Susanne Schultz, një eksperte për politikën e migracionit në Fondacionin Bertelsmann.




