Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Florian Haçkaj: kandidati i mundëshëm nën siglën e PD-së për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet 2027.

todayJuly 14, 2026 23

Background
share close

Berisha negociata me organizatorët e protestës, Këlliçi takime me Luçiana Kokajn, premtime për kandidatura në 2027 dhe 2029, dy revolucionet drejt bashkimit, Haçkaj rrezikon Alimehmetin për Tiranën

Sali Berisha ka avancuar përmes emisarëve të tij, duke hyrë në bisedime dhe pazare politike me oragnizatorët e ‘revolucionit’ për t’iu bashkuar revolucionit të tij, në kuadër të llogarive për zgjedhjet lokale, por sidomos parlamentare. Deputeti Belind Këlliçi, me porosi të Berishës, ka zhvilluar të paktën pesë takime me aktivisten Luçiana Kokaj, një nga protagonistet e protestës për Rrjollin dhe më tej e ‘Revolucionit të Flamimgove’.

Krahas bashkëveprimit me PD për protestën tashmë në shuarje, Berisha mësohet se i ka ofruar Luçiana Kokajt për t’a kandiduar për deputete të PD në zgjedhjet parlamentare të 2029. Një vend në listat e PD-së në zgjedhjet e ardhshme mund të ofrohet nga Berisha edhe për gazetarin e News 24, Osman Stafa, pjesë aktive e revolucionit të flamingove dhe denoncues i degradimit të sistemit shëndetësor.

Disa prej organizatorëve të protestës i ka marrë nën patronazh Flamur Noka, përfshirë Arben Kolën dhe disa personazhe të tjere që përplasen me njëri-tjetrin. Për disa gazetarë dhe analistë të tjerë, pjesë e protestës, është më lehtë për Berishën, pasi ata janë pozicionuar hapur me opoiztën, ndërsa presin vetëm oferta për zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

Sipas burimeve, emisarë të Berishës, kanë hyrë në bisedime për të afruar në PD edhe nipin e Halim Kosovës, Florian Haçkaj, i cili drejton shoqatën “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”. Aktivisti Florian Haçkaj replikoi me kryeministrin Edi Rama në kulmin e protestës për rrëzimin e qeverisë. Protagonizmi i Haçkajt gjatë protestës ka rritur interesin e Berishës për t’a ofruar në PD.

Sipas një burimi, Haçkajt i është ofruar si mundësi të kandidojë nën siglën e PD-së për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet 2027.

Burimi: Demaskimi:

Written by: WindowRadio.de

Rate it