14.3 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeAktualitetSPAK i pret krahët Benet Becit:

SPAK i pret krahët Benet Becit:

Plas në SPAK ……..
Dumani përzë Arben Krajën nga drejtimi, ish-kreu i Prokurorisë Speciale miqësi speciale me Benet Becin…

Drejtuesi SPAK Altin Dumani përzë Arben Krajën nga drejtimi, ish-kreu i Prokurorisë Speciale miqësi speciale me Benet Becin, njeriun që është nën hetim, për korrupsion gjatë drejtimit të KESH
Prokuroria e Posaçme duket se është përfshirë në një konflikt të ashpër të brendshëm, që po trondit themelet e drejtësisë së re dhe po zbulon çarjet e thella mes dy krahëve më të fuqishëm brenda SPAK. Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani mësohet se ka shkarkuar nga pozicioni drejtues Arben Krajën, ish-kreu i SPAK dhe deri dje përgjegjës për Marrëdhëniet me Jashtë, duke e zëvendësuar me prokuroren Dorina Bejko. Lëvizja nuk është thjesht burokratike, pasi ajo sinjalizon fillimin e një spastrim të brendshëm që mund të tronditë themelet e strukturës më të rëndësishme antikorrupsion në vend. Burime konfidenciale thonë se mes Dumanit dhe Krajës ka pasur përplasje të ashpra për drejtimin e hetimeve të ndjeshme, përfshirë dosje me emra të mëdhenj të politikës dhe biznesit.
Kraja, i konsideruar nga shumë si pjesë e “klanit të vjetër” brenda SPAK, ka humbur terren dhe mbështetje, ndërsa Dumani ka marrë frenat në dorë me një kurs të ri, më agresiv dhe më të pavarur. Por jo rastësisht, lëvizja vjen vetëm pak ditë pasi SPAK mori të pandehur Benet Beci-n, kryetarin e Bashkisë Shkodër, një nga njerëzit më të afërt të Arben Krajës. Miqësia e njohur mes tyre, e dokumentuar edhe në takime informale, ka ngritur dyshime për ndikime të padukshme brenda SPAK, të cilat Dumani duket se është vendosur t’i pastrojë njëherë e mirë. Largimi i Krajës shihet si një goditje e madhe për rrjetin e brendshëm që ruante status quo-në dhe përpiqej të frenonte dosjet më të nxehta. Megjithatë, tashmë, me dorën e hekurt të Dumanit, pritet që shumë emra të tjerë të rrezikojnë pozicionet, ndërsa ky është vetëm fillimi.
(Marre nga gazeta “Sot News)

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat